Bandat shqiptare reklamonin kalimin në Britani me gomone, agjencia britanike e krimit heq rreth 12 mijë postime në rrjetet sociale

Bandat shqiptare reklamonin kalimin në Britani me gomone, agjencia britanike e krimit heq rreth 12 mijë postime në rrjetet sociale

Agjencia Kombëtare e Krimit(NCA) në Britaninë e Madhe ka ndërmarrë një tjetër hap për goditjen e bandave të organizuara që përmes platformave sociale reklamonin kalimin në Kanalin Anglez me gomone. 

Media britanike, Sky News raporton se janë hequr nga platformat sociale rreth 12 mijë postime që reklamojnë udhëtimet me varka për në Mbretërinë e Bashkuar nga grupet kriminale, mes tyre edhe shqiptarë.

“Një plan për të kuptuar se si kriminelët i shfrytëzojnë viktimat e dëshpëruara për të ardhur në Mbretërinë e Bashkuar u lançua në dhjetor 2021 me gjigantët e internetit duke përfshirë X , TikTok , YouTube dhe Meta – e cila ka në pronësi Instagram, Facebook dhe WhatsApp.

Rreth 3,300 postime, faqe ose llogari u hoqën ose u pezulluan deri në prill të vitit 2023, ndërsa një goditje e shpejtë gjatë vitit të kaluar ka fshirë pothuajse 9,000 postime, një total prej pothuajse 12,000 deri në fund të qershorit”, shkruan media britanike.

Një reklamë që shfaq imazhin e dy motoskafëve thotë në shqip: “Ne i çojmë njerëzit në MB me skaf. Është një punë e përfunduar brenda 45 minutave.

“Kalimi është 100% i garantuar (i sigurt). Mos e humbisni [këtë mundësi]. Së shpejti do të jemi gati [të nisemi]. Shkruani privatisht.”

Një tjetër, që tregon një hartë që përshkruan me një vijë të kuqe rrugën nga Shqipëria në Kanalin e La Mansh, ofron “udhëtime 100% të garantuara (të sigurta) me ne”, duke shtuar: “Rekomandoni udhëtimet tona mikut tuaj dhe fitoni 500 €”.

Udhëheqësi i NCA-së për kërcënimet e krimit të organizuar të imigracionit, Dan Barcroft, tha: “Mediat sociale janë kyçe për mënyrën se si funksionojnë këto grupe të krimit të organizuar, kështu që fshirja e tyre ka një efekt të drejtpërdrejtë në ndërprerjen e operacioneve dhe aktivitetit të tyre kriminal”.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

'Porosis gjithmonë dy kafe',dedikimi prekës i Agron Llakajt për të shoqen e ndjerë: Në shtëpi çdo hapje e mbyllje dere, me rrëqeth të gjithin

'Porosis gjithmonë dy kafe',dedikimi prekës i Agron Llakajt për të shoqen e ndjerë: Në shtëpi çdo hapje e mbyllje dere, me rrëqeth të gjithin