Banesa e Musine Kokalarit kthehet
në muze tradicional nga familjarët

Banesa e Musine Kokalarit kthehet<br />në muze tradicional nga familjarët
GJIROKASTER- Banesa e Musine Kokalarit në Gjirokastër do të shndërrohet në Muze.

Ajo po i nënshtrohet një rehabilitimi të plotë, jo nga shtetit, por nga vetë të afërmit e Musinesë.

Kjo për shkak të indiferencës së treguar nga ana e autoriteteve shtetërore, të cilët për gati 20 vjet, nuk janë treguar aspak dashamirës, për mirëmbajtjen e saj, qoftë edhe me financime të pjesshme.

Siç informon korrespodenti Piro Nase, prej disa javësh, të afërm dhe familjarë të mëvonshëm të Musine Kokalarit, të cilët konsiderohen një numër relativisht i lartë për shkak të shtrirjes së fisit në vende të ndryshme të botës, kanë ofruar të holla për ringritjen e banesës tri katëshe, e cila lartësohet në pjesën e sipërme të lagjes “Palorto”.

Ndërtimi i kësaj banese, daton mbi dy shekuj më parë me karakteristikat e llojit otoman të asaj kohe.

Sot, banesa gëzon statusin e monumentit të kulturës i kategorisë së parë. Investimi në të do të mundësojë rikonceptimin e banesës në një pamje krejt të ndryshme nga ajo çfarë ka qenë deri para disa viteve, por duke ruajtur elementët karakteristik identifikues origjinal të saj.

Punimet në ambientet e brendshme dhe ato sipërfaqësore, kanë kohë që po kulmojnë në nxjerrjen e elementëve të dikurshëm që kanë qenë të mbuluar nga erozioni kohor, apo dhe riparimet e herëpashershme të ndërmarra.

Një ide e hershme për të kthyer një aneks të banesës, në një muze tradicional familjar, duket se po merr jetë nga vetë familjarët e Musinesë.

Mbesa e disidentes Kokalari, Arjeta, shprehet se “muzeu do të ketë të gjithë elementët identifikues të familjes dhe gjithashtu, pjesë të historisë së hershme të saj”.
 
Redaksia online
(b.g/ shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane