Nga banesa e familjes Canaj në Fushë Krujë kanë mbetur vetëm muret me lagështirë dhe orenditë e shkatërruara nga uji që vërshoi brenda shtëpisë, pak kohë më parë.
 
Pas përmbytjes së shtëpisë, Agim Canaj dhe bashkëshortja e tij lanë gjithcka kishin dhe u detyruan të gjenin një banesë me qera, pavarësisht kushteve të vështria ekonomike dhe problemeve shëndetësore. Në pamundësi për të riparuar banesën e shkatërruar, kryefamiljari Agim Canaj bën apel për ndihmë.

"Edhe gruan e kam të sëmurë, është operuar katër herë, edhe vetë jam me tension. Krejt mbeturinat kanë ardhur, me atë ndotjen e ujit. Me një fjalë nuk jetohet më. Unë për vete nuk jetoj dot më. Kam rënë ngushtë. Lekë nuk ka për ta riparuar", shprehet Canaj. 

Kryefamiljari deklaron se pas përmbytjeve kanë marrë një dëmshpërblim prej 1 milione 800 mijë lekësh të vjetra, me të cilat nuk mundën të riparonin asgjë pasi i përdoren për pagesën e qerasë.

Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)