Një banesë në rrugën ‘Rinia’ në qytetin e Elbasanit është përfshirë këtë të shtunë nga zjarri.

Zjarrfikësit ndodhen në vendin e ngjarjes, teksa policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave.

Paraprakisht bëhet me dije se nuk ka persona të lënduar, vetëm dëme materiale.