Operacioni “Maduro out” ka nisur verën e kaluar, kur Donald Trump autorizoi CIA-n të kryente “aksione të fshehta” në Venezuelë. Konkretisht: të spiunonte lëvizjet e liderit, të studionte bazat e tij të mbështetjes dhe rrjetin e mbrojtjes. Agjentët e CIA-s lëviznin në heshtje, duke kombinuar metodat klasike të infiltrimit me teknologjitë më të avancuara, si dronët.
Është e besueshme, edhe pse dje Donald Trump nuk e përmendi në konferencën e gjatë për shtyp nga Mar-a-Lago, që në të njëjtën kohë shërbimet sekrete amerikane të kenë kërkuar edhe ndonjë mbështetje brenda aparatit ushtarak vendas. Sado efikas të ketë qenë blitz-i amerikan, është e pashmangshme të imagjinohet se dikush ka lehtësuar gjërat, në një vend të mbytur prej vitesh nga kontrolle në kufijtë e paranojës. Në muajt e fundit, në një korsi paralele, sekretari i Shtetit, Marco Rubio, negocionte nën dorë me Maduron dhe sondonte figurat më të spikatura të regjimit. Vetë Rubio dje konfirmoi se i kishte ofruar “më shumë se një herë” një “rrugëdalje” autokratit të Karakasit. Cila? Askush nuk e shpjegoi. A ishte administrata Trump e gatshme t’i ofronte diktatorit Maduro një rrugëdalje, duke e shpëtuar nga gjyqi në Shtetet e Bashkuara? Kjo është një nga zonat e errëta të kësaj ngjarjeje. Në çdo rast, Uashingtoni ka vepruar në dy nivele: nga njëra anë me një rrjet spiunazhi të endur nga CIA dhe FBI; nga ana tjetër me një qasje politike.
Pasi dështoi negociata, ekipi politik, i përbërë nga Rubio, sekretari i Luftës Pete Hegseth dhe këshilltari për Sigurinë e Brendshme Stephen Miller, planifikoi inkursionin, natyrisht së bashku me gjeneralët e koordinuar nga shefi i shtabit të forcave të armatosura, Dan Caine. Trump e kishte miratuar planin katër ditë më parë, menjëherë pas Krishtlindjeve, por kushtet e këqija të motit këshilluan të pritej momenti i duhur.
Ora X nis kur në Uashington është ora 22:46 e së premtes, 2 janar (në Shqipëri 4:46 e së shtunës, 3 janar). Mobilizimi përfshin reparte të marinsave, të aviacionit dhe sidomos skuadrone speciale antiterrorizëm të Delta Force. Ngrihen mbi 150 avionë nga 20 baza, të shpërndara në tokë, jo vetëm në Shtetet e Bashkuara, ose në aeroplanmbajtëse. Dislokimi është mbresëlënës, një lloj ekspozite e fuqisë amerikane: nga F-35 te bombarduesit B-1, përveç dronëve dhe helikopterëve. Për Trumpin është “aksioni më i madh që nga koha e Luftës së Dytë Botërore”. Informacionet satelitore dhe njësitë e inteligjencës të fshehura në Karakas udhëheqin afrimin e formacionit ajror. Është thellë natë kur avionët bombardojnë të paktën katër objektiva në kryeqytet dhe rrethina: portin La Guaira, aeroportin Higuerote dhe pozicionet e La Carlota dhe, më në fund, objektivin e vërtetë, kompleksin ushtarak të super-ruajtur Fuerte Tiuna, ku Maduro fle me bashkëshorten Cilia Flores.
Për amerikanët është thelbësore të ruhet faktori i befasisë: një gabim i vetëm dhe rrezikohet dështimi. Gjenerali Caine shpjegoi dje se ishin studiuar të gjitha detajet për të “minimizuar” dëmet ndaj civilëve. Për momentin, nuk është ende e qartë nëse ka pasur viktima. Trump e përjashtoi këtë për sa u përket amerikanëve: “Nuk kemi humbur asnjë ushtar dhe asnjë mjet.” Dronët dhe bombarduesit nxjerrin jashtë funksioni bateritë e kundërajrorëve, “duke hapur rrugën”, tha Caine, për helikopterët Apache me njësitë e Delta Force në bord. Në orën 2:01, sipas orës së Karakasit (1:00 në Uashington dhe 7:00 në Itali), inkursorët hyjnë në perimetrin e kompleksit të Fuerte Tiuna. Shkëpusin energjinë elektrike, kapërcejnë barrierat e mbrojtjes dhe depërtojnë brenda. Trump para kamerave komentoi se përplasjet kanë qenë të dhunshme. Por, sërish, për momentin nuk dimë nëse ushtarët venezuelianë të rojës janë vrarë.
Çifti presidencial pushon në katin përdhes. Brenda 46 sekondash, sipas versionit të Trumpit, “Delta” hyn me forcë në dhomën e gjumit. Maduro ka vetëm kohë të çohet dhe të përpiqet të strehohet në një ambient ngjitur, një lloj bunkeri me derë çeliku. Por bën pak hapa, kthehet nga bashkëshortja e palëvizur në shtrat. Bllokohet. Është tashmë me pranga. Janë agjentët e FBI-së që i komunikojnë urdhër-arrestin e lëshuar nga prokurorët e Nju Jorkut, sepse, siç vuri në dukje Rubio, ky nuk është “një akt lufte”, por “zbatimi i një urdhri të dhënë nga gjykatësit amerikanë.” Misioni është pothuajse i përfunduar, por mungon ndoshta faza më delikate: nxjerrja e shpejtë e dy të burgosurve, ngarkimi i tyre në helikopterë dhe dalja nga hapësira ajrore e Venezuelës. Në det, përballë bregut, pret një njësi e marinës ushtarake amerikane, e udhëhequr nga aeroplanmbajtësja Iwo Jima. Në orën 4:29 lokale (3:29 në Uashington dhe 9:29 në Itali) Apache-t ulen në kuvertën e anijes së madhe.
Avionët e eskortës kthehen në baza, flota drejtohet nga brigjet e Shteteve të Bashkuara. Trump poston foton e “Maduro-s me zinxhirë”, një Vercingetorix modern, por me tuta gri dhe me fytyrën gjysmë të fshehur pas syzeve të mëdha të diellit./ Corriere della Sera
Imazhet satelitore të publikuara, tregojnë Fuerte Tiuna ku ndodhet kompleksi i madh ushtarak në Karaka, vend ku forcat speciale amerikane, arrestuan diktatorin Nicolas Maduro dhe bashkëshorten e tij. Nga pamjet shihet ndryshimi i qarkullimit në lagje, ku njerëzit e panikosur nga sulmet, largohen menjëherë.
Aktualisht Maduro dhe gruaja e tij Cilia Flores ndodhen në paraburgim në Nju Jork, të akuzuar për një sërë veprash penale nga shteti amerikan. Ndërkohë Venezuela tashmë drejtohet nga zv/presidentja Delcy Rodríguez.
Komente











E gjithe Kjo per kontrollin e naftes veneziliane e cila eshte sa 2 here e arabise saudite .
PërgjigjuUnè nuk kuptoj se pèr cilèn arsye, ato "dadot" qè i kènduan ninullat Maduros, dhe pasi e dègjuan tè gèrhiste,, informuan amerikanèt pèr tè bèrè skena filmash,,,,,pse nuk e bènè vetè punèn deri nè fund? Kam 1 milion ushtarè, sokèllinte ky trimi para se ta merrnin pèr arushè cirku pèr nè SHBA. Burgun, do e ketè mè tè lehtè ama,,se dikush tjetèr qè po ta merrnin sot me vete, i duhet ti kishte 15 kile mall nè qeli , pèr tè kaluar muajin,,,e gjitha pèr pèrdorim vetjak. Sa mirè qè ne nè Shqipèri nuk kemi qeveri delinkuentèsh, qeveri hajdutèsh qè vjedh popullin e vet, sa mirè qè ne shqiptarèt kemi kryeministèr qè bota na e ka zili,,,qè di ti rrahè shpatullat Saliut pas shpèrthimit tè Gèrdecit,,,,,"ashtu si e bèjnè burrat e vijave tè bardha",,,,,mos çaj kokèn plako,,,,nji Gèrdec shkon, tjetri vjen,,,ti, vetèm mè lèr mua tè kem i vetèm llokmat pèrpara. Ai Xeni me Argitèn, kanè vènè boll llokma pèr ty mènjanè. Sa mirè qè ne shqiptarèt nuk jemi ashtu tè cfilitur nga politika e hajdutève, si kèta gjeneralèt e 1 milion pèrrallave nè Caracas?
PërgjigjuMegallomani amerikane… po Çuk Norris ishte ?… cdo gje amerika e ben me njerez te blere nga brenda .. pastaj xhiron spektaklin hollivudian te tipit Rambo.. sa shpejt e harruan indokinrn..
PërgjigjuKa mish me kocka,tule dhe të grirë.Pa kallauz asnjë veprim nuk mundet të kryhet në asnjë minut.O shofer të hëngërt tënja e keshe të keqen brënda e ndryshuar pak kjo thënie por ky është realiteti.Turp për strukturat e mbr. dhe siguris të Venezuelës.
PërgjigjuSiç e mbrojtët ju ushtrinë më 97 ën?
Zoti na ruajt me nje skizofren qe po drejtonameriken . Nje akt i turpshem
PërgjigjuO ado o gjigand,po sa diktatura ka n bote pse nk shkojne kto amerikanet ti kapin si Maduro?....apo ndoshta ka nej interes tjeter!Si thu ti o gjigand?
vetem se populli i venezueles ka dale dhe po feston rrugeve te karakas dhe qyteteve te tjera. jane disa narkos qe thua ti, qe drejtojne shtete qe ata nuk ka shanc te rrezohen dot me me vote ose me levizje te brendshme revolucionare, duhet patjeter nderhyrja nga jashte, dhe ky eshte rasti. Zoti bekofte Trumpin dhe Ameriken