Banesat iu shembën nga erozioni i tokës, banorët e Blinishtit të Mirditës protestë para kryeministrisë: 5 vjet pa dëmshpërblim, qiranë e paguajmë vetë

Banorët e fshatit Blinisht të Mirditës, protestuan para kryeministrisë, pasi nuk janë dëmshpërblyer ende, edhe pse kanë kaluar 5 vite nga shembja e banesave të tyre si pasoje erozionit të tokës që mendohet të ketë ardhur nga ndërtimi i rrugës së Kombit.

“Janë matur të gjitha sipërfaqet për të gjitha banesat dhe kanë kaluar në këshill. Tani erdhëm, në këto pozita. Ne ju drejtuam kryeministrit në dorë të 2021. Nuk na ktheu njeri përgjigje. Bashkë me letër na dërguan të gjitha dokumentet sipas ligji. Me certifikata pronësie, me gen plan me gratë. Ende nuk kanë kaluar në procedurë për VKM. Kemi ardhur të bëjmë protestë se jam besim plotë se po ta dije kryeministri problemin që kemi do na e zgjidhe. Metri katror është në shkallën më të ulët të mundshme. Ajo lagje ka qenë ndër shekuj. Nuk ekziston më. ”, tha banori.

Në kushtet kur banesat e tyre janë rrënuar, ata që prej 2018, jetojnë me qira të cilën e paguajnë vetë.

“Unë kam pasur një banesë 3 katëshe dhe më është prishur nga punimet e rrugës së kombit. Ne kemi qenë 17 anëtarë. Kemi pasur me certifikatë v etëm një kat. Tani jemi me qira. Unë për vete dhe vëllai me familje, na ka shkuar 12 milion lekë qira. Nuk na e subvenciono shteti”, tha një tjetër.

Në rast se problemi i tyre nuk merr zgjidhje, banorët e 7 banesave të fshatit Blinisht, paralajmërojnë përshkallëzim të protestave. Përveç banesave, erozioni shkatërroi dhe parcelat bujqësore, rrugët si dhe rrjetin elektrik.

M.Q./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindja, Presidenti e Kryeministri urojnë besimtarët katolikë! Begaj: Të reflektojmë mbi vlerat më të larta të njerëzimit

Krishtlindja, Presidenti e Kryeministri urojnë besimtarët katolikë! Begaj: Të reflektojmë mbi vlerat më të larta të njerëzimit