Banesat, shansi për të shpëtuar
nga taksa 10%, amnistia e tretë
Nga 15 maji ka nisur sërish të veprojë amnistia për banesat, që ul 10 herë taksën që duhet të paguajë personi që shet një shtëpi, me kusht që të përfitojë nga kjo falje deri më 31 tetor 2013. Kjo është hera e tretë që ofrohët ky shans.
TIRANE - Nga 15 maji ka nisur sërish të veprojë amnistia për banesat, që ul 10 herë taksën që duhet të paguajë personi që shet një shtëpi, me kusht që të përfitojë nga kjo falje deri më 31 tetor 2013. Kjo është hera e tretë që ofrohët ky shans.[
Ata që nuk kanë patur mundësi apo nuk kanë ditur të përfitojnë nga amnistia për banesat, kanë edhe një shans të fundit për të rivlerësuar shtëpitë apo apartamentet.
Shansi i tretë, për t’i dhënë një pasurie të paluajtshme vlerën reale të tregut rifilloi në datë 15 maj 2013 dhe do të vazhdojë deri më 31 tetor të këtij viti. Ata që pritet të përfitojnë janë kryesisht emigrantët.
Që në ditët e para, në fakt, filluan interesimet e qytetarëve që nuk kishin përfituar nga dy rastet e para të amnistisë. Rasti i parë daton në periudhën janar-mars 2011, më pas amnistia u shty deri në gusht 2012 dhe përsëri tani ka interes për rivlerësim.
Ku qendron leverdia nga ky akt?Një apartament që është blerë me 50.000 euro dhe në këtë moment mund të vlejë 80.000 euro, pasi ky është çmimi i orientuar nga tregu, do të shitej me një përfitim në masën 30.000 euro.
Për këtë transaksion, taksa e sheshtë të “gjobit” me 3.000 euro. Amnistia ofron një shans përfitimi në këtë mes. Nëse aplikohet për rivlerësim të apartamentit pranë një vlerësuesi të pasurive të paluajtshme të licencuar, pronës i jepet vlera reale/aktuale, sipas çmimeve fiskale (në Hipotekë duke iu referuar çmimeve fiskale sipas zonave).
Pra, nëse apartamenti do të rivlerësohej 80.000 euro, atëherë pronari do të paguajë në Hipotekë taksën prej vetëm 1% midis vlerës së blerjes dhe asaj të rivlerësimit dhe jo 10% (pra 1% e 30.000 eurove) e barabartë me 300 euro.
Nga kjo masë përfiton edhe shteti. Nga marsi 2011, koha në të cilën nisi amnistia dhe deri në gusht 2012, ministria e Financave deklaroi se ky proces solli në buxhetin e shtetit rreth 5 miliardë lekë të ardhura, ose 33 milionë euro.
Në atë kohë, qeveria deklaroi se kjo do të ishte shtyrja e fundit, por duket se në periudhë zgjedhjesh është ofruar edhe një mundësi tjetër.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 21.05.2013
Redaksia Online
(b.m/sqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
26 Nëntor, 23:23
A po japin rezultat protestat e PD-së?
-
Po
15.5%
-
Jo
79.2%
-
Nuk e di
5.3%
Vota total: 303
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Dosja/ Zbardhen planet në Sky Ecc të Suel Çelës për të ekzekutuar me snajper Ardian Çapjan: Atë e kishte karamele, qëllon deri në 1 mijë metër! Pse dështoi atentati
26 Nëntor, 22:51
-
DOSJA/ 'Do e marrim si kec në tavë, mos t’i gjendet as nam e as nishan', ja si banda e Suel Çelës planifikoi vrasjen e 'Vis Korçarit'
26 Nëntor, 22:45
-
Kaq afër zgjedhjeve a ia vlen të harxhosh energji me protesta politike?
26 Nëntor, 22:44
-
SPAK e akuzon Artan Hoxhën për lidhje Suel Çelës, Muça në ‘Repolitix’: Axhendë në shërbim të klanit! Çaça: Kur bëhesh kundër një grupi tjetër, je pjesë e organizatës
26 Nëntor, 22:38
-
Dëshmitë e krimit, Kosova bëhet me muze të të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës
26 Nëntor, 22:29
-
Goditja e grupit të Suel Çelës, avokati në ‘Repolitix’: SkyEcc ka hapur një ‘kuti’ që s’e dimë kur do mbarojë
26 Nëntor, 22:15
-
Dosja e Suel Çelës, Meçe në ‘Repolitix’: Lidhjet me Artan Hoxhën, manipuloi hapësirën mediatike në shërbim të grupit kriminal! Mori zarfin në dorë
26 Nëntor, 22:10
-
Biden: Po pranimit nga ana e Izraelit të marrëveshjes për një armëpushim në Liban
26 Nëntor, 22:02
-
Protesta e PD, rritet numri, 44 protestues të shoqëruar në polici
26 Nëntor, 21:46
-
Kryeministri australian e pranon me krenari: Jam shqiptar, kam rrënjë arbëreshe (VIDEO)
26 Nëntor, 21:38
-
Pak orë pasi Netanyahu pranoi armëpushimin, Izraeli sulmohet me 3 raketa të lëshuara nga Libani
26 Nëntor, 21:37
-
Mero Baze: 700 cuba që duan t’u imponohen 700 mijë qytetarëve
26 Nëntor, 21:21