Dhjetë familje me banim në qarkun e Lezhës janë evakuuar në orët e fundit nga banesat e tyre, për t’i shpëtuar rrezikut që u kanosej si pasojë e motit të keq.

Nga të dhënat e fundit rezulton se 2 prej këtyre familjeve ndodheshin në Mirditë dhe 8 të tjerat në Kurbin.

Familjet e Mirditës rrezikoheshin nga prurjet e lumit Fan, ndërsa ato të Kurbinit nga prania e theksuar e ujit, si pasojë edhe e ndodhjes pranë Adriatikut. 

G.F. / Shqiptarja.com