BANGLADESH - Pastrueset e një aeroporti në Bangladesh, kanë zbuluar 280 kallëp ari me vlerë rreth 1.5 milionë euro, brenda tualetit të një avioni.

Forcat e policisë u thirrën në bordin e avionit për të marrë shifrat e arit të cilat peshonin 32 kilogram.

Avioni ishte nisur nga Dubai me destinacion në aeroportin ndërkombëtar të Hazrat Shahjalal në Dhaka të Bangladeshit.

Zyrtarët e aeroportit thanë se e dinin që kallëpet e arit ishin në bord dhe besojnë se personi i cili i kishte ato, ka dyshuar për prezencën e policisë. Si rrjedhojë ai e la arin në tualet para se të zbriste nga avioni.

Në 8 muajt e fundit, më shumë se 300 kilogramë ar dhe sende të tjera janë sekuestruar në aeroport. Sipas autoriteteve të aeroportit, rreth 3,600 persona janë arrestuar në 3 vitet e fundit për përfshirjen e tyre në kontrabandë.

Ndër ta përfshihen pjestarë të ekuipazhit të linjave ajrore, zyrtarë, dhe punonjës të aviacionit.
 
Redaksia Online
(Erin Dini/a.ç/shqiptaja.com)