TIRANE- Megjithëse banka nuk ka vënë në dispozicion të prokurorisë një faturë konkrete se sa ishte sasia e parave të vjedhura pesë ditë më parë, informacionin e mbërritur në organin e akuzës tregojnë se bëhet fjalë për më shumë se 2.5 milion euro.
Sasia e parave është marrë nga tre persona, të cilët kanë kapur në befasi rojet e policisë private, ndërkohë që asnjëri prej tyre nuk ka reaguar. Sipas informacioneve të mbërritura në prokurori shuma e vjedhur i përket valutës në paund, franga, euro dhe dollar dhe se përllogaritet në rreth 2.5 apo 3 mln euro, të cilat do të transportoheshin drejt aeroportit të Rinasit dhe më pas drejt një bankë në Vjenë të Austrisë.
/Shqiptarja.com

VIDEO