Banka Botërore ndihmon
Shqipërinë me projektin për digat

Banka Botërore ndihmon <br />Shqipërinë me projektin për digat
TIRANE - Qeveria e Shqipërisë dhe Banka Botërore firmosën sot marrëveshjen për financimin e Projektit të Burimeve Ujore dhe Ujitjes në shumën 31 milionë euro. Ky projekt i ri do ta ndihmojë Shqipërinë në krijimin e kuadrit strategjik për të menaxhuar burimet ujore në nivel kombëtar dhe në zonta ujëmbledhëse të Drinit, Bunës dhe Semanit, si dhe përmirësimin në mënyrë të qëndrysehme të performancës së sistemeve të ujitjes në zonën e projektit.

E pranishme në ceremoninë e firmosjes së marrëveshjes, e cila u mbajt në Ministrinë e Financave përfaqësuesja e përhershme e Bankës Botërore në Shqipëri ka theksuar se kjo huadhënie është një projekt që do të mbështesë rritjen në një sektor të rëndësishëm të ekonomisë.

“Mbi 80,000 fermerë, përfshirë 5,000 gra pritet të përfitojnë drejtpërdrejt nga ky projekt. Projekti do të mbështesë rritjen në një sektor të rëndësishëm të ekonomisë dhe do të ndihmojë që vendi të përmbushë kërkesat që lidhen me antarësimin në BE. Gjithashtu projekti do të përmirësojë sigurinë e digave dhe do të ndihmojë në adresimin e ndikimit të ndryshimeve klimatike, duke siguruar një shpërndarje racionale të burimeve ujore e duke pakësuar rrezikun nga përmbytjet”, u shpreh Kseniya lvovsky.

Ministri i financave Ridvan Bode ka falenderuar Bankën Botërore për këtë ndihmë pasi ky projekt sipas Bodes ndimon Shqipërinë në krijimin e kuadrit stategjik për të menaxhuar burimet ujore në nivel kombëtar.

(eç/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?