15 milionë euro është financimi që do të jap Banka Botërore për Shqipërinë pas kërkesës së qeverisë. Ky financim i miratuar pak orë më parë do të përdoret për të ndihmuar parandalimin, zbulimin dhe veprimin ndaj pandemisë së COVID-19.
Po ashtu ky fond pritet të përdoret edhe për fuqizimin e sistemit shëndetësor, për të ruajtur shëndetin publik.
“Në përgjigje të kërkesës së Qeverisë, projekti do të japë mbështetje të menjëhershme për të ndihmuar Shqipërinë të kufizojë transmetimin lokal të COVID-19”, thuhet në njoftimin e Bankës Botërore.
Po ashtu ky projekt do të mbështesë edhe testime masive të popullsisë, sigurimin e pajisjeve për të fuqizuar zbulimin dhe gjurmimin e kontakteve, investime për pajisje për kujdesin shëndetësor dhe për laboratorët publikë, pajisje mbrojtëse për personelin mjekësor, rritjen e numrit të shtretërve në kujdesin intensiv si dhe fuqizimin e kapaciteteve për vlerësimin dhe modifikimin e kërkesave për distancimin fizik.
“Banka Botërore qëndron në krah të popullit shqiptar në këtë krizë të paprecedentë. Do të doja të vlerësoja përkushtimin e jashtëzakonshëm të punonjësve të shëndetësisë në Shqipëri për të shpëtuar jetët e njerëzve dhe inkurajoj fuqishëm qytetarët të zbatojnë distancimin social dhe masa të tjera kufizuese që synojnë të minimizojnë ndikimin e pandemisë. Duke pasur parasysh pasigurinë e ecurisë së pandemisë, projekti është hartuar në mënyrë që të jetë fleksibël dhe të plotësojë nevojat që do të shfaqen, ndërsa evoluojnë edhe njohuritë për epidemiologjinë e COVID-19,” tha Maryam Salim, Menaxhere e Zyrës së Bankës Botërore për Shqipërinë.
I.K/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
25 Janar, 13:37
A duhet të votojnë emigrantët që kanë vetëm dokumente identifikimi të huaja?
-
Po
32.6%
-
Jo
61.1%
-
Nuk e di
6.3%
Vota total: 2102
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Banka Botërore miraton mbi 2 miliardë dollarë për Ukrainën, mbështetet te asetet e ngrira ruse
20 Dhjetor 2024, 10:11
-
Raporti për klimën i Bankës Botërore: Diversifikimi dhe potenciali i erës do të bënin TEC Vlorën jo ekonomik përtej 2030
29 Nëntor 2024, 07:39
-
Eksperti i Bankës Botërore: Shqipëria dhe Kosova të përqëndrohen në diversifikimin e ekonomive të tyre
31 Tetor 2024, 19:40
-
Ekonomia këtë vit rritet me 3.3%, por sfidë serioze emigrimi! Banka Botërore: Kapitali njerëzor bërthama e zhvillimit të Shqipërisë në të ardhmen
17 Tetor 2024, 18:59
-
SHBA mbështet SPAK: Punë të shkëlqyer! Përfaqësuesja e DASH në Tiranë: Mbani korrupsionin nën kontroll të anëtarësoheni në BE
16 Shtator 2024, 12:22
-
Banka Botërore këshillon qeverinë: Riktheni emigrantët! Eksperti: Do duhet të paktën 1 dekadë, të 'joshen' me ndryshime në tregun e punës, arsim e paga
12 Gusht 2024, 21:47
-
"Riktheni emigrantët, diaspora ‘shpresë’ për zhvillimin teknologjik të Shqipërisë", BB: Investoni në teknologji, inovacion dhe arsimim
6 Gusht 2024, 12:30
-
Ndryshimet klimatike kërcënim për ekonomitë e Ballkanit! BB: Vendet duhet të investojnë 37 mld dollarë për klimën
17 Korrik 2024, 19:13
-
Dogana e Morinës me ‘pamje’ të re, rikonstruktohet me fondin 1 mln euro të Bankës Botërore (VIDEO)
6 Korrik 2024, 14:17
-
BB: Reforma territoriale la fshatin pa shërbime dhe përkeqësoi cilësinë e tyre në qytet
15 Qershor 2024, 10:44
-
BB: Ekonomia shqiptare trend në rritje
12 Qershor 2024, 14:08
-
Analiza: A mund ta zgjidhë FMN-ja krizën e borxhit të vendeve të varfra?
18 Maj 2024, 08:12