Banka Botërore: Borxhi në
Shqipëri,në nivele të rrezikshme
Borxhi në Shqipëri është në nivele të rrezikshme, pasi ka shkruar në 60 % (të GDP), sepse vendi po përballet me rënie të eksporteve, si dhe të investimeve të huaja, kjo për shkak të krizës së borxheve në Eurozonë. Kështu ka deklaruar sot Jane Armitage, koordinatorja e Bankës Botërore për Ballkanin Perëndimor.
SARAJEVE - Borxhi në Shqipëri është në nivele të rrezikshme, pasi ka shkruar në 60 % (të GDP), sepse vendi po përballet me rënie të eksporteve, si dhe të investimeve të huaja, kjo për shkak të krizës së borxheve në Eurozonë. Ndërkohë që remitanca ka njohur rënie, dimri i egër si dhe vera e nxehtë dhe e gjatë ka dëmtuar rëndë sektorin e bujqësisë dhe prodhimet hidro-energjitike. Kështu ka deklaruar sot Jane Armitage, koordinatorja e Bankës Botërore për Ballkanin Perëndimor.
“Unë mund të them se borxhi në Malin e Zi, Serbi dhe Shqipëri është në nivele të rrezikshme, sidomos në Shqipëri me 60 % (të GDP) por po rritet shumë shpejt në Serbi dhe në Malin e Zi”, u shpreh Jane Armitage në një intervistë për Reuters.
Më tej ajo paralajmëroi se Ballkani perëndimor po përballet me një recesion të dyfishtë këtë vit, udhëhequr nga një tkurrje 2.5 % në Serbi dhe rimëkëmbja në vitin 2013 do të jetë “shumë e ngadaltë”.
Në intervistën e saj, koordinatorja e BB-së ka vlerësuar se Kosova, si një shtet i ri ka një rritje të ekonomisë.
“Vetëm kosova, një shtet i ri dhe një ekonomi e vogël, prej 1, 7 milionë njerëz po vazhdon të rritet dhe kjo falë nivelit të ulët që ka në integrimin drejt tregjeve evropiane. Niveli i ulët i borxhit dhe investimet e shumta në infrastrukturë kanë bërë që të rritet shumë ekonomia e Kosovës”, tha Armitage.
Duke folur në veçanti për Serbinë Armitage tha se qeveria serbe duhet të frenojnë deficitin, në mënyrë që të sigurojnë një marrëveshje për kredi të re me FMN, e cila do të dërgojë një mision më 13 nëntor në Serbi.
Armitage theksoi se Serbia duhet të përfundojë një marrëveshje me FMN-në përpara se Banka Botërore të japë dritën e gjelbër për një kredi prej 400 milionë dollarë, si mbështetje buxhetore. Ajo shprehu keqardhje për ritmin e ngadaltë të reformave, si kusht për mbështetjen e Bankës Botërore.
(eç/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
25 Nëntor, 08:30
Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?
-
Po
37.8%
-
Jo
53%
-
Nuk e di
9.1%
Vota total: 2057
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Operacioni i SPAK/ Banushi te ‘5 Pyetjet’: Fetahu përdorte bandat për të goditur gazetarët! Prençi: Ura lidhëse mes Suel Çelës dhe prokurorëve e gjyqtarëve
25 Nëntor, 22:53
-
Në pranga me urdhër të SPAK, ish-gjyqtarja Pajtime Fetahu porositi vrasjen e gazetarit Saimir Kodra, krimi do të kryhej nga grupi Çopja
25 Nëntor, 22:34
-
Trump: Akuzat penale ndaj meje ishin rrëmbim politik, demokratët shpërdoruan taksat e amerikanëve për të goditur
25 Nëntor, 22:17
-
Vrasja e 14-vjeçarit në Fan Noli, pretendimi i Prençit: Dyshohet se 5 persona u përfshinë në sherr, një prej autorëve e ka prindin në polici
25 Nëntor, 22:09
-
Nga Suel Çela tek i vëllai, Report Tv zbardh emrat e 21 masave të sigurisë
25 Nëntor, 22:00
-
Vrasja e Martinit, gazetari te ‘5 pyetjet’: Të sqarohet a ishin dy thika në vendngjarje? Zëdhënësi i policisë: Një autor, po punohet për masa të reja sigurie në shkolla! Prençi: Dështim
25 Nëntor, 21:53
-
Rrëzimi i avionit në Lituani, ministrja e Jashtme e Gjermanisë: Mund të jetë i lidhur me sabotim
25 Nëntor, 21:46
-
Shtëpia e Bardhë: Ka progres për armëpushimin në Liban, por ende nuk kemi arritur në fund
25 Nëntor, 21:44
-
Operacioni i SPAK, masë sigurie për Suel Çelën dhe vëllanë e tij
25 Nëntor, 21:28
-
E keni njohur Kosovën! Nervozohet Vuçiç: Nuk është thënë kurrë, nuk dua 'Serbinë e Madhe'
25 Nëntor, 21:18
-
SHBA/ Prokurori i Posaçëm Jack Smith kërkon pushimin e çështjeve ndaj Trump për ndërhyrje në zgjedhje dhe dokumenteve sekrete
25 Nëntor, 20:50
-
Australiani u zhduk në Theth, vëllai i tij kërkon ndihmë për gjetjen e 28-vjeçarit
25 Nëntor, 20:46