Banka Botërore i vjen në ndihmë Shqipërisë, 75 milionë dollarë për furnizimin me ujë

Banka Botërore i vjen në ndihmë Shqipërisë, 75 milionë dollarë për furnizimin me ujë

Banka Botërore

Bordi i Drejtoreve Ekzekutive të Bankës Botërore ka miratuar dje një financim prej 75 milionë dollarësh për të mbështetur Programin Kombëtar të Modernizimit të sektorit të furnizimit me ujë në Shqipëri.

Ky program pritet të përmirësojë menaxhimin dhe gjendjen financiare të ndërmarrjeve të ujësjellës-kanalizimeve. Përdorimi më i mirë i fondeve publike do t’u sjellë përfitime qytetarëve e bizneseve, industrisë se turizmit, dhe do të ndikojë në hapjen e vendeve të punës dhe në zvogëlimin e hendekut midis zonave urbane dhe atyre rurale.

“Nevojiten ndryshime radikale për përmirësimin e cilësisë dhe qëndrueshmërisë së shërbimeve të furnimizimit me ujë. Ne përgëzojmë Qeverinë për angazhimin në reformimin e këtyre shërbimeve në Shqipëri. Banka Botërore do të mbështesë sektorin përmes një instrumenti novator financimi të quajtur Program për Rezultate. Kjo do të thotë që në vend që të sigurohen financime për infrastrukturën, të përqendrohemi në mbështetjen e reformës institucionale, ose siç e themi në mënyrë jozyrtare ‘në vend që të rregullojmë tubat, të rregullojmë institucionet që duhet të rregullojnë tubat”, tha Emanuel Salinas, Menaxher i Zyrës së Bankës Botërore për Shqipërinë. 

Shumica e shoqërive të ujësjellësit në Shqipëri vijojnë të kenë performancë të ulët si teknike, ashtu edhe financiare. Kjo ndikon cilësinë e shërbimit për popullsinë dhe bizneset, si dhe pamundëson ofrimin e shërbimeve aty ku mungojnë, veçanërisht për personat më të cenueshëm në zonat periferike dhe rurale të vendit.

Rreth 20 përqind e popullsisë rurale nuk mbulohet nga rrjeti i tubacioneve të ujësjellsave. Shumica e shoqërive të ujësjellësave varen thuajse tërësisht nga fondet e qeverisë qendrore. 37 nga 58 shoqëritë bashkiake të ujësjellësit varen nga mbështetja buxhetore. Sektori i Ujësjellës-Kanalizimeve (UK) ka nevojë për reformim lidhur me modelet e menaxhimit dhe organizimit që do të mundësojnë arritjen e synimeve kombëtare.

Programi për Shërbimet e ujësjellës-kanalizimeve do të ndihmojë në transformimin e thellë të sektorit për përballimin e sfidave strukturore. Kjo do të forcojë planifikimin dhe programimin e investimeve, si në nivel vendor ashtu edhe qendror në sektorin e UK-së, duke mundësuar shtrirjen e investimeve publike në zonat gjysmëurbane dhe rurale.

Në kuadër të këtyre reformave, shoqëritë e ujësjellësit priten të përmirësojnë performancën e tyre, duke u mbështetur më pak nga fondet publike. Përdorimi efikas i fondeve publike do t’u sjellë përfitime jo vetëm familjeve individuale, por do të përmirësojë edhe ekonominë. Shërbimet më të besueshme dhe me cilësi më të lartë për familjet dhe bizneset do të kenë ndikim pozitiv në industrinë e turizmit, hapjen e vendeve të punës dhe uljen e varfërisë, si dhe në zvogëlimin e hendekut midis zonave urbane dhe rurale.

Projekti i sapoaprovuar përdor instrumentin e financimit Program-për-Rezultate që lidh drejtpërsëdrejti disbursimin e huasë me arritjen e rezultateve specifike të programit. Ndërsa Granti do të sigurojë financim për asistencën teknike, ngritjen e kapaciteteve në institucionet qendrore të sektorit, për zbatimin, monitorimin, si dhe për vlerësimin e rezultateve të programit. Programi është hartuar dhe do të zbatohet bashkërisht me Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, Agjencinë Kombëtare të Ujësjellës-Kanalizimeve dhe Mbetjeve (AKUM), si dhe me Ministrinë e Ekonomisë dhe Financave.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Hetimi pasuror, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paraqitet në SPAK

Hetimi pasuror, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paraqitet në SPAK