TIRANE - Ellen Goldstein, Drejtorja e re e Bankës Botërore dhe Koordinatorja Rajonale për Evropën Juglindore, e cila zhvilloi në Shqipëri një vizite katërditore, deklaroi të premten se i ka kërkuar qeverisë që të bëjë pagesat e prapambetura ndaj biznesit, si një hap i parë. “Duhet t’u dërgojmë investitorëve sinjalin duhur,” u shpreh ajo.
Përsa i përket borxhit publik, ajo pohoi se në Shqipëri ai është i lartë dhe konfirmoi se ekziston një standard global për të patur një borxh publik prej 40%, por nuk ka ndonjë shifër magjike sesa duhet të jetë borxhi. “Më e mira është që ai të ulet”, tha Goldstein. Ndërkohë, drejtuesit e Bankës kanë konfirmuar se garancia e Bankës Botërore për CEZ nuk është prekur ende.
Pas takimeve me zyrtarët e lartë shqiptarë, në një bisedë që zhvilloi me gazetarët, Goldstein tha se kriza evropiane dhe globale ka ndikuar në tkurrjen e rritjes ekonomike në vend. Pas përfaqësuesit të Bankës Botërore për Evropën dhe Azinë Juglindore, Indermit Gill, që i tërhoqi veshin qeverisë për borxhin e lartë dhe heqjen e rregullit për tavanin borxhit, edhe ajo tha se vendi ka një çrregullim fiskal.
Qëllimi i vizitës së saj ka qenë ishte të prezantohej tek qeveria shqiptare, të diskutonte prioritetet dhe sfidat me të cilat po përballet ekonomia shqiptare, si dhe rolin e Bankës në mbështetje të axhendës së reformave në vend.
Sipas saj, qeveria duhet të gjejë ekuilibrin mes lehtësive për biznesin dhe uljes së shërbimeve për qytetarin, pasi ulja e taksave prek të ardhurat në buxhet. Cilado qeveri që vjen në pushtet nuk do të ketë mundësi t’i ulë shumë taksat, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në vendet e Rajonit.
“Ne jemi duke ofruar asistencë për uljen e kredive me probleme, ndërkohë që edhe Banka e Shqipërisë dhe Ministria e Financave janë duke punuar në këtë drejtim”, tha shefja e zyrës së BB në Tiranë Ksenia Lvovski.
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com