Banka Botërore konfirmon rritjen
ekonomike të Shqipërisë me 2.1%
Banka Botërore ka raportuar se ekonomia e Shqipërisë parashikohet të rritet me 2.1% në nivel vjetor gjatë vitit 2014, nga 1.3% që ishte rritja për 2013-ën.
Banka Botërore ka raportuar se ekonomia e Shqipërisë parashikohet të rritet me 2.1% në nivel vjetor gjatë vitit 2014, nga 1.3% që ishte rritja për 2013-ën.
Sipas edicionit të Janarit, të titulluar “Perspektivat Ekonomike Globale” që hartohet nga BB-ja, prodhimi ekonomik i Shqipërisë parashikohet të përshpejtohet në vitit 2014 dhe në 2016-n do të shkojë deri në 3%. Ndërsa deficiti i llogarisë korente të vendit tonë do të ngushtohet gradualisht nga 8.2% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, që ishte në 2013-n, në 7.1% këtë vit dhe në 6.3% në 2015-ën.
Në krahasimin rajonal, Shqipëria do të rritet më shpejt se Bosnjë-Herzegovina dhe Serbia, por do të lihet pas nga Kosova, Maqedonia dhe Mali i Zi. Edhe qeveria shqiptare parashikon pak a shumë të njëjtën shifër rritjeje për këtë vit. I të njëjtit opinion është edhe Fondi Monetar Ndërkombëtar, sipas raportit më të fundit mbi projeksionet ekonomike.
Edhe Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, ka përmirësuar pritshmëritë për rritjen ekonomike të Shqipërisë në 2% gjatë këtij viti, nga 1.9% që ishte vlerësimi i mëparshëm.
Edhe institutet shkencore në raportert 3-mujore për Europën Qendrore dhe Lindore parashikojnë se, ekonomia e Shqipërisë do të rritet me 2% gjatë këtij viti, nga 1.7% që ishte vlerësimi për rritjen ekonomike gjatë vitit 2013. Një ditë më parë Banka Botërore publikoi raportin mbi “Perspektivat Ekonomike Globale”, ku parashikohej një përmirësim i ekonomive të pasura dhe një ngadalësim i ekonomive në zhvillim.
RRITJA EKONOMIKE NË RAJON PËR 2014-NVendi Rritja në %/PBBSerbia 1%
Bosnjë-Hercegovina 2%
Shqipëria 2.1%
Mali i Zi 2.5%
Maqedonia 3%
Kosova 4%
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
28 Nëntor, 09:20
A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?
-
Po
31.8%
-
Jo
62.2%
-
Deri diku
6.1%
Vota total: 1710
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Lufta/ Hamasi bombardon qytetin e Gazës, 8 të vdekur, 5 të plagosur
29 Nëntor, 07:32
-
Mos harroni çadrat! Sot reshje shiu dhe rrebeshe në të gjithë vendin
29 Nëntor, 07:14
-
Kujdes me shpenzimet e tepërta...çfarë kanë rezervuar yjet për sot
29 Nëntor, 07:06
-
Mero Baze: Më në fund, PD e do drejtësinë të varur nga SHBA, BE dhe… mosbindja civile
29 Nëntor, 06:59
-
Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit
28 Nëntor, 23:04
-
'Po armatosemi fuqishëm', Vuçiç: Gjërat nuk po shkojnë në drejtimin e duhur
28 Nëntor, 22:45
-
Lirimi i Sali Berishës, Idajet Beqiri në ‘Frontline’: Thikë pas shpine për sistemin e drejtësisë, mund të prish provat si në 21 janar! Kikia: Sulmon gjyqtarët kur si pëlqejnë vendimet
28 Nëntor, 22:25
-
Spahiu: Pas 10 muajsh sharjesh dhe shantazhesh gjyqtarja liroi nga frika Sali Berishën
28 Nëntor, 22:05
-
Monumenti i Gjergj Kastriotit vendoset edhe në Tuz të Malit të Zi
28 Nëntor, 21:55
-
Berisha me shqiptarët në Greqi: Vota juaj ka rëndësi përcaktuese për Shqipërinë
28 Nëntor, 21:54
-
‘Dua më shumë Shqipërinë’, koncert për Pavarësinë në Fier! Bëhen bashkë 70 artistë fierakë
28 Nëntor, 21:39
-
Spahiu thirrje: Rama dhe Kurti të fillojnë bashkimin e Shqipëri-Kosovë në një shtet kombëtar
28 Nëntor, 21:16