Banka Botërore: Reforma territoriale më 2014 përkeqësoi shërbimet publike në zonat rurale

Banka Botërore: Reforma territoriale më 2014 përkeqësoi shërbimet publike në zonat rurale

Foto ilustruese

Reforma e decentralizimit në vitin 2014 transferoi përgjegjësinë për ofrimin e shërbimeve publike nga qeveria qendrore tek autoritetet lokale.

Fillimisht, fryma e kësaj nisme ishte pozitive, por zbatimi i saj ka qenë i gabuar, pasi rezultoi në shërbime publike të mangëta në zonat me nevoja të mëdha, analizoi Banka Botërore në dokumentin e ri të bashkëpunimit me Shqipërinë 2023-2027.

Pas reformës së decentralizimit, që reduktoi numrin e bashkive në 61 dhe shkriu më shumë se 340 komuna në të gjithë vendin, furnizimi me ujë, kanalizimet, menaxhimi i mbetjeve, arsimi, kujdesi për fëmijët dhe reagimi ndaj fatkeqësive natyrore u përkeqësua.

“Për shembull, mungesa e ofrimit të shërbimeve të kujdesit për fëmijët dhe gratë shkatërroi aftësinë e tyre për të marrë pjesë në aktivitetet ekonomike.

Për më tepër, shumica e autoriteteve vendore kanë rezultuar të paaftë për të rritur kapacitetin operacional dhe financiar për të menaxhuar dhe ofruar shërbime në mënyrë vazhdueshme. Rezultati ishte në mungesa në shërbime me cilësi e ulët e tyre” analizoi Banka Botërore.

Mangësitë në koordinim me pushtetin qendror, mungesa të standardeve dhe mekanizmave të llogaridhënies kanë kontribuar në vazhdimësinë e këtyre mangësive, të cilat kanë një ndikim të drejtpërdrejtë negativ në kapitalin njerëzor, mjedisin, dhe mundësitë ekonomike. Banka vuri në dukje se këto mangësi janë shkak themelor i disa sfidave të zhvillimit.

Ofrimi i shërbimeve publike në përgjithësi është i mangët, por veçanërisht mungesat më të mëdha janë në zonat rurale. Mungesa e ofrimit të shërbimeve në zonat rurale nga njësitë e reja vendore që dolën nga reforma territoriale ka ndikuar në krijimin e pabarazive. Ndërsa zonat urbane përfitojnë nga mbulimi relativisht më i lartë i shërbimeve publike, nga ana tjetër cilësia është e dobët dhe ka krijuar më tej kosto sociale dhe mjedisore.

Ndotja, mbipopullimi dhe planifikimi i mangët gërryejnë më tej cilësinë e jetës në zonat urbane. Mangësitë në menaxhimi i mbetjeve të ngurta dhe ujërave të zeza po kufizon aksesin e popullatës në shërbimet e duhura të menaxhimit të mbetjeve të ngurta, si dhe aksesin në ujë me cilësi të mirë.

Banka Botërore ka planifikuar në marrëveshjen e re të bashkëpunimit mbështetje për menaxhimin e ujit dhe mbetjeve, modernizimin e sektorit të ujit me fokus qëndrueshmërinë dhe furnizim të rregullt.

Do të synohet rritja e efikasitetit operacional dhe financiar të shoqërive të ujësjellësit, duke vendosur stimuj për përformancën. Programet e reja të BB do të monitorojnë se sa janë përmirësuar shërbimet, veçanërisht gratë dhe banorët e zonave rurale.

Projekti “CARE for Blue Seas” do të kontribuojë në forcimin e llogaridhënies për menaxhimin e kanalizimeve dhe mbetjeve të ngurta në basenin e lumit Vjosë dhe mbetjeve në komunat e Jugut të Vlorës.

Do të rritet menaxhimi i mbetjeve plastike, duke përfshirë promovimin e zgjidhjeve nga sektori privat. IFC do eksplorojë mundësitë për të zgjeruar Programin e Trajtimit të Ujërave të Zeza në Ballkanit Perëndimor ku do të përfshihet edhe Shqipëria./Monitor

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat