Banka Botërore: Shqipëri,
Biznesi në kushte si Greqia
Zyrtari i lartë i bankës Botërore Indermit Gill ka deklaruar dje para studentëve të Fakultetit Ekonomik se heqja e limitit të borxhit ishte e gabuar. Sipas tij, klima e biznesit në Shqipëri është e ngjashme me Greqinë e Portugalinë.
Banka Botërore dhe Fondi Monetar janë të shqetësuar me situatën ekonomike në Shqipëri dhe perspektivat e saj. Dy zyrtarë të lartë të institucioneve kryesore financiare ndërkombëtare, Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar, që ndodhen njëkohësisht në Tiranë, kanë zhvilluar dje bisedime me ministrin e Financave dhe guvernatorin e Bankës së Shqipërisë. Lidhur me këto bisedime, nga zyrat e shtypit të këtyre dy institucioneve është mbajtur heshtje totale, ndërkohë që, në një takim me studentë të Fakultetit Ekonomik të Universitetit të Tiranës, kryeekonomisti i BB Indermit Gill ka deklaruar se situata për biznesin në vend i ngjan shumë asaj në Greqi e Portugali.
Shqipëria nuk ka pasur ecuri të mirë të eksporteve, të cilat mbeten shumë të ulëta në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto; ka një pozicionim shumë poshtë në raportin ‘Të bësh biznes’, duke qenë e 85-a, kur Maqedonia është ndër 30 të parat; ka një borxh të lartë publik dhe produktivitet të ulët, deklaroi Gill. Sipas tij, në këto pika, Shqipëria u ngjan vendeve të Jugut të Evropës, që sot po vuajnë krizën e borxheve (Greqia, Italia, Portugalia dhe Spanja). “Klima është njëlloj si në Greqi e Portugali” tha ai.
“Nuk ka arsye që Shqipëria të jetë në vendin e 85-të për të bërë biznes, kur Maqedonia është në 30 vendet e para. S’ka arsye pse duhet të jetë e vështirë për të pasur energji, për të marrë leje ndërtimi, për të paguar taksat”. Nëse nuk i rregulloni këto probleme, do të përjetoni situata të ngjashme me ato, që ndodhën në Greqi, paralajmëroi Gill.
Përfaqësuesi i Bankës Botërore për rajonin ka paralajmëruar sërish qeverinë që të ulë nivelin e borxhit në raporte të pranueshme, që sipas tij duhet të ishin tek shifra 40% e Prodhimit të Brendshëm Bruto, nga mbi 60% që ka kapërcyer borxhi publik aktualisht. “Nuk është ide e mirë që, kur e ke një kufi me ligj, ta tejkalosh atë e më pas ta hedhësh poshtë këtë ligj”, shtoi Gill. Nuk janë qeveritë ato që përcaktojnë nivelin e duhur të borxhit, por është tregu që e bën një gjë të tillë. “Nëse tregu të jep hua me interesa të ulëta ose për një afat të shkurtër, atëherë ky është një sinjal se borxhi duhet të konsiderohet i lartë”, tha ai më tej.
DETYRIMETTë gjitha të ardhurat që do të arkëtohen në buxhetin e shtetit nga privatizimet strategjike do të shkojnë për shlyerjen e borxhit që qeveria u ka kompanive private që kanë kryer punë publike. Kështu deklaroi për median dje ministri i Financave Ridvan Bode, pas takimit me kryeekonomistin e BB Indermit Gill, kreun e Misionit të FMN-së në Shqipëri Nadeem Ilahi dhe guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani.
Bode tha se u diskutua edhe mundësia e rritjes së taksave në një periudhë afatmesme, kur ekonomia të jetë rimëkëmbur.
(b.m/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
25 Nëntor, 08:30
Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?
-
Po
37.4%
-
Jo
54%
-
Nuk e di
8.6%
Vota total: 2859
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Gjykata Kushtetuese shqyrton më 27 dhjetor 'arrestin e shtëpisë' të Berishës, thërret dhe Kuvendin e SPAK në seancë
26 Nëntor, 14:26
-
KUJDES PAMJET E RENDA/ U ekzekutua para pallatit, momenti kur biznesmeni Eduart Reçi qëllohet me plumb në kokë dhe bie në tokë
26 Nëntor, 14:19
-
Ciceron/ ‘Artisan Fest Tirana’, te Pazari i Ri! ‘Drit’n e syve m’dha flamuri’ në teatrin ‘Migjeni’, Shkodër! ‘Tumja e Kajes’ shfaqet në Kukës
26 Nëntor, 14:08
-
Detaji/ Grupi i Suel Çelës akuzohet se qëndron edhe pas atentatit të dështuar ndaj ‘Vis Korçarit’ në Elbasan më 2020! Dy vite më parë u kap Qosja
26 Nëntor, 14:03
-
Siguria në shkolla/ Rama: Sistem monitorimi me kamera brenda klasave, prindërit mund të kenë akses! Konsultime për mbylljen e TikTok
26 Nëntor, 13:58
-
Operacioni i SPAK/ Dervishi në Report TV: Organizata vepronte si mafia lokale, bllokonte politikën, Policinë dhe Drejtësinë! Roli i gazetarëve i paqartë, grupet gënjejnë
26 Nëntor, 13:52
-
Fier/Përplasi për vdekje 61 vjeçaren, arrestohet autori! E la në mes të rrugës
26 Nëntor, 13:48
-
“Kthimi i ushtrisë së vdekur” shfaqet në 4K pas restaurimit
26 Nëntor, 13:39
-
E konfirmon trajneri, Ardian Ismajli lë Empolin në janar! Juventus dhe Napoli në garë
26 Nëntor, 13:39
-
Borrell: Europa të zbatojë mandat arrestin për Netanyahun! SHBA të veprojnë si të duan
26 Nëntor, 13:39
-
E rëndë në Fier/ Gruaja bie nga kati i shtatë, ndërron jetë
26 Nëntor, 13:06
-
VIDEO/ Dalin pamjet e rënda të sherrit mes të rinjve te 'Qyteti Studenti', 20 vjeçari mori tre goditje me thikë
26 Nëntor, 13:06