Banka e Detit të Zi ka nënshkruar në Tiranë, me Fondacionin Besa, marrëveshjen e huasë me vlerë 6 milionë euro, për t’i dhënë një shtysë të re bujqësisë dhe agrobiznesit shqiptar.
I pranishëm në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes së huasë ishte edhe ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti, i cili tha se kjo hua do i japë një shtyrë për më shumë rritje sektorit të bujqësisë.
“Kjo hua që i akordohet fondit Besa do përdoret për të financuar për mikrokredi dhe për të mbështetur ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, është ndihmë e madhe edhe për bujqësinë.
Bujqësia po rritet, e thonë treguesit statistikorë, në një drejtim të panjohur më parë, siç është eksporti. Në këtë 5 mujor eksportet e perimeve dhe frutave janë rritur në masën 28% në krahasim me një vit më parë”, tha ai.
/Shqiptarja.com