TIRANE-Pas 6 muajsh stabilitet, gjatë muajit të fundit të vitit 2013, pra në dhjetor, inflacioni u rrit për herë të parë. Sipas Institutit të Statistikave, inflacioni vjetor u rrit në 1.9%, nga 1% që ishte në Nëntor.
Faktori kryesor i ndryshimit ishte rikthimi i rritjes së çmimeve në grupin “Ushqime dhe pije joalkoolike”. Inflacioni i këtij grupi në Dhjetor u rrit në 3.5%, nga 2.1% që ishte një muaj më parë. Produktet ushqimore vazhdojnë të japin ndikimin kryesor në inflacion.
Nga 1.9% që ishte inflacioni total për Dhjetorin, rreth 1.4% erdhi nga grupi i ushqimeve, por ndikim në rritje dhanë edhe grupet “Pije alkoolike dhe duhani”, si edhe “Qira, lëndë djegëse, energji” që gjithashtu u shtrenjtuan. Rritja e inflacionit në muajin Dhjetor është bërë një dukuri e zakonshme, kjo e ndikuar nga kërkesa më të lartë konsumatore se zakonisht që lidhet me festat e fundvitit.
Megjithatë, inflacioni ngelet i ulët, në linjë me ecurinë vjetore të 2013-s dhe veçanërisht të gjysmës së dytë. Banka e Shqipërisë vlerëson se kjo i detyrohet dobësimit të aktivitetit ekonomik dhe rënies së kërkesës së brendshme. Banka e Shqipërisë parashikon një inflacion të ulët edhe gjatë vitit 2014, midis intervalit 0.4 deri në 3.1%.
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com