TIRANE- Banka e Shqipërisë bën të ditur se ka ndërhyrë në tregun e brendshëm valutor gjatë tremujorit të tretë të vitit, duke blerë gjithsej 3.35 milionë euro gjatë muajit gusht. Në raportin e fundit të saj mbi ndërhyrjet në tregun e parasë gjatë tremujorit të tretë 2013, Banka e Shqipërisë shpjegonse blerjet janë bërë në funksion të përmbushjes së objektivit të saj për të rritur rezervën valutore.
Ndërsa në shtator u publikua njoftimi për organizimin e një ankandi për blerjen e 2-5 milionë euro në datën 10 tetor.
Shuma e synuar për t’u blerë në këtë ankand ishte sërish në përmbushje të të njëjtit objektiv.Në total, sipas Bankës së Shqipërisë, ndërhyrjet në tregun e parasë, gjatë tremujorit të tretë të vitit 2013, përfshijnë operacione të tregut të hapur për injektim të likuiditetit dhe operacione të përhershme, me qëllim strukturimin e portofolit të BSH-së.
Sasia totale e likuiditetit të injektuar ka rezultuar mesatarisht 17.38 miliardë lekë, kundrejt 18.89 miliardë lekë që ishte në tremujorin e dytë. Likuiditeti mesatar për tremujorin e tretë të vitit 2013 rezulton vetëm 2% më i ulët se 1 vit më parë, kur kjo vlerë ishte 17.8 mld lekë.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com