Banka e Shqipërisë, paketa
masash për nxitjen e kreditimit

Banka e Shqipërisë, paketa<br />masash për nxitjen e kreditimit
TIRANE - Banka Qendrore ka hartuar për herë të parë një paketë masash unike në rajon dhe Evropën Juglindore, që synon të japë një stimul të ri, gjallërimit të kreditimit të ekonomisë dhe stabilitet afatgjatë makroekonomik.

Në forumin “Kreditimi i ekonomisë dhe shëndeti afatgjatë i sistemit bankar” që zhvilloi punimet në Tiranë me përfaqësues të bankave tregtare dhe të biznesit, Guvernatori Ardian Fullani tha se” kjo paketë e re ka tri shtylla kryesore: anën ligjore të fokusuar kryesisht në ekzekutimin e kolateralit, masa të rëndësishme të politikës monetare për ta bërë atë sa më efektive si dhe shtylla e makro-prudencës”.

“Masat që do të ndërmarrë BSH-ja synojnë forcimin e bashkëpunimit mes bankave dhe biznesit, ndërkohë që miratimi i ndryshimeve ligjore për ekzekutimin e kolateralit do të çlirojë kreditimin për biznesin, faktor i zhvillimit ekonomik”, tha Fullani.

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Protesta e PD/ Ish-kryebashkiaku i Shkodrës Bardh Spahia konfrontohet fizikisht me Policinë

Protesta e PD/ Ish-kryebashkiaku i Shkodrës Bardh Spahia konfrontohet fizikisht me Policinë