Banka e Shqipërisë, sot
raporti i politikës monetare

Banka e Shqipërisë, sot<br />raporti i politikës monetare
Banka e Shqipërisë bëri të ditur se në mbledhjen e Këshillit Mbikëqyrës të ditës së mërkurë do të shqyrtojë raportin tremujor të Politikës Monetare, që është instrumenti kryesor i komunikimit të politikës monetare me publikun.

Ky raport analizon zhvillimet ekonomike, monetare dhe financiare gjatë një tremujori, me qëllim vlerësimin e presioneve mbi ecurinë aktuale dhe të pritshme të inflacionit. Gjatë diskutimit të këtij raporti vend të rëndësishëm pritet të zërë diskutimi dhe miratimi i nivelit të normës bazë të interesit për lekun, por, sipas ekspertëve, nuk mendohet të vendoset për një ndryshim të kësaj norme.

Vendimi bazohet në analizat periodike, të cilat kanë për qëllim të plotësojnë tablonë e zhvillimeve makroekonomike të paraqitura në Raportin Tremujor të Politikës Monetare.

Këto analiza, me një periodicitet tremujor, paraqesin informacion të detajuar për zhvillimet në sektorin e jashtëm, në fushën e ndërmjetësimit financiar dhe në tregjet ndërkombëtare. BSH kohët e fundit është angazhuar në ndryshimin e rregullave të kreditimit, për të nxitur bankat e nivelit të dytë, prej kohësh të frenuara.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 24.04.2013

Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    26 Nëntor, 23:23

    A po japin rezultat protestat e PD-së?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Man. City lëshon tre gola epërsi, barazohet për 15 minuta! Goleada nga Leverkusen, Arsenal e Atl. Madrid! Inter i falet autogolit, Milan, Bayern e Barça tri pikë

Champions League/ Man. City lëshon tre gola epërsi, barazohet për 15 minuta! Goleada nga Leverkusen, Arsenal e Atl. Madrid! Inter i falet autogolit, Milan, Bayern e Barça tri pikë