Banka e Shqipërisë nuk do të ndërhyjë për momentin në kursin e këmbimit valutor. Ky është vendimi që është marrë nga këshilli mbikqyrës i Bankës së Shqipërisë lexuar sot (2 gusht 2023) nga Guvernatori Genti Sejko
Por në përgjigje të shoqatës së eksportuesve të cilët kërkojnë që BSH të ndërhyjë në tregun valutor, Banka e Shqipërisë thotë se po monitoron luhatjet e kursit të këmbimit gjatë muajve të fundit dhe tregon se kur do të ndërhyjë.
"Këshilli mbikqyrës thekson se mbetet e vëmendshme ndaj shpejtësisë së forcimit dhe luhatjeve të shtuara të kurseve të këmbimit gjatë muajve të fundit. Nëse zgjerohen më tej këto fenomene mund të dëmtojnë funksionimin normal të tregut valutor dhe objektivin tonë të stabilitetit të çmimeve dhe të stabilitetit financiar. Nëse do të konstatohen këto premisa BSH rezervon të drejtën të ndërhyjë në tregun e brendshëm valutor në përmbushje të mandatit të saj ligjor" deklaroi Sejko.
Banka e Shqipërisë gjithashtu gjykon se pikërisht forcimi i lekut i ka mundësuar ekonomisë shqiptare të ketë një nga nivelet më të larta të rritjes ekonomike në rajon.
"Këshilli gjykon se forcimi i kursit të këmbimit i ka mundësuar ekonomisë shqiptare të ketë në një mënyrë të njëkohshme një nga nivelet më të ulëta të inflacionit, normave të interesit dhe kostot të financimit dhe një nga nivelet më të larta të rritjes ekonomike në rajon"
Nuk ndryshon norma bazë e interesit as e kredive
Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë vendosi sërish sot të mbajë të pandryshuar normën bazë të interesit në nivelin 3%. Guvernatori, Gent Sejko, tha se faktorët përcaktues në vendimin për të mos rritur normat e interesat janë ngadalësimi i inflacionit, forcimi i lekut në kursin e këmbimit dhe natyra shtrënguese e politikës fiskale.
“Këshilli Mbikëqyrës vëren se kjo vendimmarrje u mbështet nga ecuria pozitive e zhvillimeve të pritura ekonomike në skenarin bazë, nga balanca më neutrale e rrezikut, si dhe nga forcimi i kursit të këmbimit dhe përshpejtimi i trendit të konsolidimit fiskal gjatë gjysmës së parë të vitit.
Vendimmarrja e BSH
-Të mbajë të pandryshuar normën bazë të interesit në në nivelin 3 %
-Të mbajë të pandryshuar normën e interesit të kredisë njëditore në nivelin 4 %
-Të mbajë të pandryshuar normën e interesit të depozitës një ditore në nivelin 2 %
Skenari i BSH: Rritja ekonomike do vijojë
Sipas skenarit bazë të Bankës së Shqipërisë ekonomia shqiptare pritet të vijojë të rritet gjatë 3 mujorëve në vazhdim edhe pse do të ketë një ngadalësim të lehtë si pasojë e ngadalësimit ekonomik në eurozonë dhe kushteve më të shtrënguara të financimit si në vend dhe në botë.
Rritja ekonomike pritet të kthehet pranë nivele të saj historike në horizontin afatmesëm.Gjithashtu inflacioni pritet vijojë të bjerë gradualisht gjatë 3 mujorëve të ardhshëm e të kthehet në objektiv gjatë mesit të vitit të ardhshëm.
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë pranoi se luhatjet e kursit të këmbimit sidomos pas muajit korrik janë bërë më të forta dhe po jep sinjale rreziku.
Nëse këto luhatje do të vazhdojnë, Banka e Shqipërisë mund të konsiderojë ndërhyrje të përkohshme për stabilizimin e tregut ose rritje të blerjeve të planifikuara të Euros për nevojat e rezervës valutore.
Forcimi i kursit të këmbimit ka ardhur nga përmirësime strukturore të ekonomisë shqiptare. Vlerësim i monedhës kombëtare kundrejt valutave që ka nisur me kohë. Është trend që ka ardhur si pasojë e përmirësimeve strukturore dhe bilanci i pagesave. Burimi janë: Remitancat, turizmi dhe investimet e huaja, sidomos blerja e pasurive të patundshme nga jo rezidentët. Këto burime formale që ne marrim në analizë konfirmojnë justifikojnë një forcim të kursit të këmbimit. Jemi në pikun e sezonit turistik dhe historikisht është vënë re një forcim i kursit të këmbimit në sezon.
Në mungesë të një regjimi të lirë të kursit të këmbimit do të kishim norma shumë më të larta interesi, kosto më të larta të shtuara për biznesin dhe qytetarët dhe norma më të larta interesi të kredisë, do të kishim probleme në performancën në kthimin e kredive, stabilitetin financiar e të tjera. BSh e shikon këtë në konteksin makro efektin e kursit të këmbit. BSH e ka të përcaktuar me rregullore kur ndërhyn, ndërhyn për efekt të rezervës valutore dhe stabiliteti i çmimeve dhe financiar.
Në rast se këto luhatje do të vazhdojnë, Banka e Shqipërisë mund të konsiderojë ndërhyrje të përkohshme për stabilizimin e tregut ose rritje të blerjeve të planifikuara të Euros për nevojat e rezervës valutore.
"Kursi i këmbimit po monitorohet me kujdes. Çdo moment ka një ndjekje dhe analizë të kursit të këmbimit nga departamenti i BSh-së. Muajt e fundit është vënë re një mbiçmim i përshpejtuar. Një mbiçmim kaq i shpejtë i kursit të këmbimit, krijon disbalanca e shton rreziqet për ekonominë. Në këtë kontekst BSh po e shikon me vëmendje ecurinë e kursit të këmbimit dhe për të shmangur këto rreziqe mund të konsiderojë të shtojë blerjet rezervë në pjesën e mbetur të vitit. Kjo është ajo çka po marrin në konsiderët në raport me mbiçmimin e përshpejtuar të kursit të këmbimit gjatë korrikut. Pra është më i shpejtë se produktiviteti dhe rritja e ekonomisë. Sigurisht që jep sinjale rreziku në këtë moment" tha Sejko.
Gjithashtu Guvernatori bëri të qartë se deri tani gjatë vitit 2023, Banka e Shqipërisë ka blerë 170 milionë euro në tregun e brendshëm valutor të planifikuara për rritjen e rezervës.
"Deri më sot kemi tërhequr nga tregu për këtë vit 170 milionë euro. Duke parë ecurinë e kursit të këmbimit po rikonsiderojmë të rrisim blerjet për efekt të rezervës valutore të BSH për pjesën tjetër të vitit. Do ta monitorojmë me kujdes dhe do të reagojmë, por qartësisht them se regjimi i lirë i kursit të këmbimit është amortizues automatik i goditjeve dhe instrument për të ruajtur balancat makroekonomike. Situata është komplekse dhe ne do të përpiqemi që brenda kuadrit rregullator të bëjmë maksimumin të ruajmë balancat macroekonomike e të sigurojmë një vijimsi të rritjes macroekonomike"
Banka e Shqipërisë deklaron se po monitoron me vëmendje kursin e këmbimit por nuk do të ndërhyjë në këtë moment.
Në konferencë për median, guvernatori i BSh-së tregoi se kur kjo bankë mund të ndërhyjë.
"Këshilli gjykon se forcimi i kursit të këmbimit i ka mundësuar ekonomisë shqiptare të ketë në një mënyrë të njëkohshme një nga nivelet më të ulëta të inflacionit, normave të interesit dhe kostot të financimit dhe një nga nivelet më të larta të rritjes ekonomike në rajon.
Këshilli mbikqyrës thekson se mbetet e vëmendshme ndaj shpejtësisë së forcimit dhe luhatjeve të shtuara të kurseve të këmbimit gjatë muajve të fundit. Nëse zgjerohen më tej këto fenomene mund të dëmtojnë funksionimin normal të tregut valutor dhe objektivin tonë të stabilitetit të çmimeve dhe të stabilitetit financiar. Nëse do të konstatohen këto premisa BSH rezervon të drejtën të ndërhyjë në tregun e brendshëm valutor në përmbushje të mandatit të saj ligjor "
Ky gjoja nuk di gje nga vjen kjo skem eshte ka filluar Qe nga 2013 me ppp qe zhduken nga tregu blersit e medhenje te € ne vendin tone pasi perfundonin punet me koncesionet tenderat publik kalonin fitimin ne vendin origjin duke kthyer nga leku ne € pse e lejoj Banka Qendrore kete me urdher te Qeveris sepse paguan me pak borxh te jashtem te cilin e ka ne € ...dhe ..i lejon terren oligarkeve dhe krimit te kapin tendera koncesione nga fondet publike qe veprojn ne lek tjeter dhe € Qe vjene ketu per tu pastruar Ne Ndertim Resorte bregdetare Ata nuk bejn shume llogarari banka Qendrore i gezohet kesaj sasie te madhe valute lek qe leviz dhe e shet Ate si rritje Ekonomike por Qe e rrezone inflacioni sps nuk po bien cmimet dhe ikja masive e njerzve sps Atyre nuk u vete asgje as direkt as indirekt te Ardhurat e pakta u mori inflacuoni . Aktore Tjeter Bankat e Nivelit 2 i gezohen panikut te depozitave Ne valut sps njerzit i levizin Ato duke u munduar te gjejne forma te reja kursimi psh duke bler shtepi tek ndertuset qe po lajn €££$ me cmime te larta Qe pas 10 vitesh me kete ritem largimesh shtes Natyrore por edhe me nderprerjen e luftes ne ukrain du shkoj vlera pertok sps kjo kerkes eshte fiktive mund ti mbijetoj disi vendet bregdetare pastaj shqiptaret e pane cfare do te thote te investosh leket ne shpi pas 25 vitesh provon emigrim te 2 sps ajo nuk bie lek po do Aktore tjeter jane zyrat e kembimit qe po spekulojn e thyen valut nen cmimin e burses per valutat nderkombetare duke perfituar nga kultura e ulet financiare dhe mungesa e kontrollit te Autoritetve Te humburit pra jane Qytetaret qe kane te Atdhura Ne €£$ Turiste biznesi eksportues Depozitat ne valut psh nje depozit 100.000 nga 2013 me 1.42 ka humbur 42 miljon vler po totali plus interesi mbi depoziten 3% kalone 50 miljon lek humbje me djers Ne vavore te droges prostitucionit korrupsionit Po kohet e fundit ju shqetson inflaconi i cili nuk po zbret Ai do largoi me shume njerz ju shqetson preja e fondeve nga BE sps e bena Ata sps pane qe buqesia.u braktis nga krahu i punes pra nuk duhen vetem para i dashur Gent duhen edhe konsumator edhe puntore ju shqetsoj qe pak edhe nga koha pak edhe nga kursi € disa turist u Afruan Aeroportit etj etj publikohe per Qytetaret....
PërgjigjuNe cilin Shtet jetoni ju se vetem per Shqiperine sjeni dukefolur?!
PërgjigjuPo ku gje ne dore Banka e Shqiperise. Kursin e kembimit dhe renien e Euros e kontrollon vetem nje person ne Shqiperi…Shefqet Kastrati…tjeret jane figurant!!!
Përgjigju