Sejko: Mund të ndërhyjmë në tregun valutor, nëse luhatjet e forta vazhdojnë! BSH ka blerë 170 milionë euro

Sejko: Mund të ndërhyjmë në tregun valutor, nëse luhatjet e forta vazhdojnë! BSH ka blerë 170 milionë euro

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë pranoi se luhatjet e kursit të këmbimit sidomos pas muajit korrik janë bërë më të forta dhe po jep sinjale rreziku.

Nëse këto luhatje do të vazhdojnë, Banka e Shqipërisë mund të konsiderojë ndërhyrje të përkohshme për stabilizimin e tregut ose rritje të blerjeve të planifikuara të Euros për nevojat e rezervës valutore.

Forcimi i kursit të këmbimit ka ardhur nga përmirësime strukturore të ekonomisë shqiptare. Vlerësim i monedhës kombëtare kundrejt valutave që ka nisur me kohë. Është trend që ka ardhur si pasojë e përmirësimeve strukturore dhe bilanci i pagesave. Burimi janë: Remitancat, turizmi dhe investimet e huaja, sidomos blerja e pasurive të patundshme nga jo rezidentët. Këto burime formale që ne marrim në analizë konfirmojnë justifikojnë një forcim të kursit të këmbimit. Jemi në pikun e sezonit turistik dhe historikisht është vënë re një forcim i kursit të këmbimit në sezon.
 

Në mungesë të një regjimi të lirë të kursit të këmbimit do të kishim norma shumë më të larta interesi, kosto më të larta të shtuara për biznesin dhe qytetarët dhe norma më të larta interesi të kredisë, do të kishim probleme në performancën në kthimin e kredive, stabilitetin financiar e të tjera.   BSh e shikon këtë në konteksin makro efektin e kursit të këmbit. BSH e ka të përcaktuar me rregullore kur ndërhyn, ndërhyn për efekt të rezervës valutore dhe stabiliteti i çmimeve dhe financiar.

Në rast se këto luhatje do të vazhdojnë, Banka e Shqipërisë mund të konsiderojë ndërhyrje të përkohshme për stabilizimin e tregut ose rritje të blerjeve të planifikuara të Euros për nevojat e rezervës valutore.

"Kursi i këmbimit po monitorohet me kujdes. Çdo moment ka një ndjekje dhe analizë të kursit të këmbimit nga departamenti i BSh-së. Muajt e fundit është vënë re një mbiçmim i përshpejtuar. Një mbiçmim kaq i shpejtë i kursit të këmbimit, krijon disbalanca e shton rreziqet për ekonominë. Në këtë kontekst BSh po e shikon me vëmendje ecurinë e kursit të këmbimit dhe për të shmangur këto rreziqe mund të konsiderojë të shtojë blerjet rezervë në pjesën e mbetur të vitit. Kjo është ajo çka po marrin në konsiderët në raport me mbiçmimin e përshpejtuar të kursit të këmbimit gjatë korrikut. Pra është më i shpejtë se produktiviteti dhe rritja e ekonomisë. Sigurisht që jep sinjale rreziku në këtë moment" tha Sejko.

Gjithashtu Guvernatori bëri të qartë se deri tani gjatë vitit 2023, Banka e Shqipërisë ka blerë 170 milionë euro në tregun e brendshëm valutor të planifikuara për rritjen e rezervës.

"Deri më sot kemi tërhequr nga tregu për këtë vit 170 milionë euro. Duke parë ecurinë e kursit të këmbimit po rikonsiderojmë të rrisim blerjet për efekt të rezervës valutore të BSH për pjesën tjetër të vitit. Do ta monitorojmë me kujdes dhe do të reagojmë, por qartësisht them se regjimi i lirë i kursit të këmbimit është amortizues automatik i goditjeve dhe instrument për të ruajtur balancat makroekonomike. Situata është komplekse dhe ne do të përpiqemi që brenda kuadrit rregullator të bëjmë maksimumin të ruajmë balancat macroekonomike e të sigurojmë një vijimsi të rritjes macroekonomike"


Lajmi kryesor:

Mbiçmimi i lekut, BSH nuk do të ndërhyjë për momentin në kursin e këmbimit! Sejko: Po e monitorojmë! Mban normën bazë në 3%


S.G/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)