Banka e Shqipërisë: 1 mln
euro në ditë dalin nga vendi

TIRANE - Sipërmarrjet e huaja që operojnë në ekonominë shqiptare kanë arritur që të transferojnë më shumë fitime gjatë vitit 2012, se sa kanë bërë një vit më parë.

Sipas të dhënave nga bilanci i pagesave për vitin 2012, që pasqyrohen në statistikat më të fundit të Bankës së Shqipërisë, zëri “të ardhura dalëse nga investimet”, që kryesisht përdoret për të shënuar transferimin e fitimeve të realizuara në Shqipëri jashtë vendit, shënoi një rritje të ndjeshme, me 40 për qind me bazë vjetore, duke arritur në 264 milionë euro dhe duke iu afruar kështu nivelit të vitit 2008.

Një vit më parë, ky zë kishte shënuar një rënie të ndjeshme prej gati 50 përqindësh.

Redaksia Online
(sgk/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me vendimin e gjykatës për detyrim paraqitje të Berishës?



×

Lajmi i fundit

Interi propozon shkëmbimin e Kristjan Asllanit me talentin e Serie A

Interi propozon shkëmbimin e Kristjan Asllanit me talentin e Serie A