Ekonomia e vendit po shkon drejt rikuperimit më shpejt sesa ishte parashikuar thotë Banka e Shqipërisë në raportin e politikës monetare. Sipas vlerësimit të ekspertëve të bankës qendrore ekonomia e vendit po tregon një rezistencë të fortë përballë goditjeve që ka marrë nga pandemia dhe nga tërmeti.
“Rimëkëmbja ekonomike në Shqipëri po vazhdon me ritme më të larta sesa pritej, duke treguar për një rezistencë më të larë të ekonomisë sonë ndaj goditjes dhe një reagim më të mirë ndaj masave stimuluese. Të dhëna indirekte flasin për vijimin e rikuperimit të aktivitetit ekonomik në tremujorin e parë të vitit 2021”, thuhet në raportin e Bankës së Shqipërisë.
Por përpos pritshmërive dhe gjendjes aktuale të qëndrueshme banka thotë se normalizimi i plotë i ekonomisë do të garantohet vetëm në përfundimin e pandemisë COVID-19, pasi rreziqet e mungesës së konsumit, apo të investimeve vijojnë të jenë prezente. Nga ana tjetër banka vlerëson se rikuperimi do të jetë gradual këto 3 vite.
“Rritja ekonomike pritet të jetë me bazë të gjerë, e mbështetur nga rritja e konsumit, investimeve dhe eksporteve. Ajo do të shoqërohet, në njëra anë, me rritjen e shitjeve dhe të ardhurave të sektorëve të ekonomisë dhe me shëndoshjen e financave të tyre dhe, në anën tjetër, me rritje të punësimit dhe të pagave”, vijon më tej raporti.
Ndërkohë sa i takon inflacionit vlerësohet se këtë vit do të luhatet në nivelin e 1.5%, shumë poshtë objektivit të bankës por pritet që vitin e ardhshëm të rritet në 3%, aq sa ky institucion synon. Po ashtu ekspertët sugjerojnë që politika monetare duhet të vazhdojë të jetë stimuluese, për ti dhënë një mbështetje më të fortë ri-ngritjes së bizneseve dhe ekonomisë.
/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
15.3%
-
Të gabuar
81.4%
-
Nuk e di
3.4%
Vota total: 4410
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Rritet lehtë edhe inflacioni bazë, në nëntor arriti në 2.34%
24 Dhjetor, 14:28
-
Transfertat në SEPA, data më e afërt për bankat shqiptare është 5 tetori 2025
20 Dhjetor, 10:58
-
BSH mbyll 2024 me normën bazë interesi 2.75%! Sejko: Kemi blerë euro për të stabilizuar kursin e këmbimit! Ka rritje punësimi
18 Dhjetor, 16:42
-
BSH, 3 çmimet për diplomat më të mira ekonomike! Sejko: Rënia e inflacionit uli kostot për familjet e bizneset
16 Dhjetor, 17:28
-
Afro 20% e shqiptarëve në rrezik varfërie, kanë të ardhura ditore deri në 751 lekë! Gjendja do rëndohej nëse s’do ishin pensionet e skemat sociale
13 Dhjetor, 20:29
-
Më shumë emigrantë dhe familje më në vështirësi në Shqipëri, në 9 muaj 772 mln € erdhën si remitanca
12 Dhjetor, 17:02
-
Shqipëria 1.1 mld € investime të huaja në 9 muaj, preferohen pasuritë e paluajtshme! 56 mln € më shumë krahasuar me 2023
12 Dhjetor, 16:02
-
Shqipëria rekord të ardhurash prej 3.9 mld euro nga turizmi, për 9 muaj fitoi 640 mln € më shumë se në 2023
11 Dhjetor, 16:07
-
FMN apel Bankës Qendrore: Kujdes me kreditimin e pasurive të paluajtshme! Eksperti: Krizat më të mëdha nisin nga ‘flluskat’ në këtë sektor
7 Dhjetor, 16:19
-
Miliona euro përfitime nga anëtarësimi në SEPA, Sejko thirrje bankave: Plotësoni kushtet që të bëheni pjesë e sistemit evropian, investoni në inovacion
5 Dhjetor, 14:22
-
Vrojtimi i BSH/ Ndërtimi optimist, rritet kërkesa për prona! Turizmi ‘pesimist’, ndikoi rënia e ‘bumit’ të sezonit veror! Besimi në ekonomi u ul me 0,4% në Nëntor
2 Dhjetor, 17:25
-
Informaliteti, 7.4 mld lekë më shumë jashtë bankave më 2024! Qeveria plan për kufizimin e pagesave cash për qytetarët
1 Dhjetor, 16:45