Banka e Shqipërisë ka shitur 20.4 milionë euro në fund të marsit, leku u zhvlerësua me 7%

Frenimi i rritjes së vlerës së euros menjëherë pas përhapjes së pandemisë është bërë nga ndërhyrjet e Bankës së Shqipërisë në tregun valutor. Për të shmangur zhvlerësimin e mëtejshëm të lekut në mars Banka e Shqipërisë ka shitur 20.4 milionë euro, për të stabilizuar kursin.

Në një deklaratë zyrtare të saj thuhet se për të ndaluar rënien e mëtejshme të lekut që vetëm në mars u dobësua me 7%, vendosi të shtesë valutë në datat 27 dhe 30 mars.

Me përhapjen e pandemisë globale COVID-19, dhe mbylljen e kufijve dhe aktiviteteve ekonomike monedha kombëtare u zhvlerësua ndjeshëm ndërsa euro ne fund të marsit arriti të këmbehej deri në 135 lekë në pikat e këmbimit valutor.

Por mesa duket me ndërhyrjen e Bankës Qendrore ndikimi ka qenë i menjëhershëm, pasi euro muajin prill e nisi me rënie ku nisi të këmbehej me 128 lekë dhe në 30 prill arriti në 123 lekë, nivel që mban edhe tani.

Nga ana tjetër edhe rezerva valutore është një objektiv i bankës, pasi në tremujorin e parë të vitit ka zhvilluar 2 ankande duke blerë 13.70 milionë euro, edhe pse poshtë nivelit të viteve të kaluara.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë