Kredia konsumatore është ndër segmentet më dinamike të tregut të kredisë për këtë vit. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, në fund të muajit tetor totali i kredisë konsumatore arriti në 46.7 miliardë lekë.

Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, kredia konsumatore është rritur me 24%.

Mbështetur në të dhënat e Bankës Qendrore, rezulton se rritja ka ardhur kryesisht nga kredia bankare për mallra shtëpiak, ku përfshihen kryesisht pajisjet elektrike, elektronike apo automjetet.

Sipas eksperteve rritja e kredisë konsumatore është favorizuar edhe nga ulja e normave ë interesit në nivelet më të ulëta historike.

Sipas statistikave të bankës së Shqipërisë, interesi i kredive konsumatore në lekë këtë vit ka zbritur poshtë kufirit të 8%, ndërsa për kredi me afat të shkurtër maturimi, shumë banka ofrojnë edhe interesa ndjeshëm më të ulëta.


dy.b/shqiptarja.com