Klima rrezik për ekonominë, BSH marrëveshje me Bankën Europiane! Sejko: Të financohen më shumë projektet e gjelbra

Klima rrezik për ekonominë, BSH marrëveshje me Bankën Europiane! Sejko: Të financohen më shumë projektet e gjelbra

Gent Sejko

TIRANË- Thatësirat, zjarret, përmbytjet apo tërmetet mund të godasin fort zhvillimin ekonomik të vendit, duke prekur thuajse të gjithë sektorët. Për të rritur mbrojtjen nga ndryshimet klimatike dhe për të forcuar qëndrueshmërinë e sektorit financiar Banka e Shqipërisë ka firmosur marrëveshjen me Bankën Evropiane të Investimeve. Guvernatori Gent Sejko tha se synohet që përmes këtij programi bankat të financojnë më shumë projektet e gjelbra.

“Përmes Programit për Sistemet Financiare të Gjelbra të BEI-ve, ne do të zhvillojmë një taksonomi të gjelbër dhe do të forcojmë kuadrin rregullator për adresimin e rreziqeve klimatike. Taksonomia e gjelbër do të shërbejë si një udhërrëfyes për klasifikimin e aktiviteteve të qëndrueshme, duke ndihmuar në kanalizimin e fondeve drejt projekteve që kanë një ndikim pozitiv në mjedis dhe duke rritur transparencën për investitorët dhe institucionet financiare”, tha Sejko.

Banka Evropiane e Investimeve do të ndihmojë Shqipërinë me asistencë teknike për të përfshirë në kuadrin rregullator edhe rreziqet klimatike dhe masat që duhet të merren për tu mbrojtur.

“Në kuadër të Programit të Sistemeve Financiare të Gjelbra të BEI-t, synojmë të krijojmë një mjedis financiar të favorshëm që do të kontribuojë dhe mbështesë përpjekjet e Shqipërisë për kalimin në një ekonomi të gjelbër, do të ndihmojë në arritjen e objektivave të saj ambiciozë për reduktimin e emetimeve, do të mbështesë masat e përshtatjes dhe forcojë qëndrueshmërinë e vendit”, u shpreh Zv,president i BEI  Robert de Groot.

Zbatimi i politikave të gjelbra është me rëndësi edhe për anëtarësimin në BE.

“Nënshkrimi i sotëm i marrëveshjes për zhvillimin e sistemeve financiare të gjelbra në Shqipëri, shënon një hap të rëndësishëm në përafrimin e vendit me Marrëveshjen e Gjelbër të BE-së dhe agjendën e saj për financat e qëndrueshme, e cila është gjithashtu pjesë e procesit të integrimit dhe negociatave të Shqipërisë me BE-në,” tha Shefi i Bashkëpunimit në Delegacionin e BE-së Hubert Perr.

Për tu mbrojtur nga ndryshimet klimatike bankat duhet të shtojnë kapacitetet për menaxhimin e tyre dhe të financojnë më shumë projekte të energjisë së gjelbër siç është energjia e rinovueshme. Objektivat kryesore të ekonomisë së gjelbër janë reduktimi i emetimeve të CO2 dhe përdorimi më i kujdesshëm i burimeve natyrore.

Gjatë vitit të kaluar një raport i Bankës Botërore evidentonte se deri në vitin 2050 ekonomia e vendit mund të humbasë sa 15.7% e PBB-së nëse nuk investon sa duhet për të menaxhuar ndryshimet klimatike.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 23 Janar, 09:41

    Secila parti në zgjedhje me 46 deputetët e parë të fiksuar, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

FOTO/ Momenti kur edukatorja qëllon 3-vjeçarin në një kopsht në Tiranë! Babai: Më kanë bërë presion që të mos kallëzoja në polici

FOTO/ Momenti kur edukatorja qëllon 3-vjeçarin në një kopsht në Tiranë! Babai: Më kanë bërë presion që të mos kallëzoja në polici