Banka e Shqipërisë/ Ritmet e PBB në rënie, por rritet treguesi i ndjesisë ekonomike

Banka e Shqipërisë/ Ritmet e PBB në rënie, por rritet treguesi i ndjesisë ekonomike

Treguesi i ndjesisë ekonomike (TNE) u rrit me 3.2 pikë gjatë tremujorit të tretë të vitit 2019, vlerëson Banka e Shqipërisë. TNE-ja shënoi vlerën 109.0, duke mbetur mbi mesataren e saj afatgjatë referon studimi “Vrojtimi i Besimit të Biznesit dhe të Konsumatorit, Tremujori i tretë 2019”. Treguesi i besimit në sektorin e industrisë (TBI) u rrit me 7.3 pikë përqindje gjatë tremujorit të tretë. Dinamika pozitive e zhvendosi TBI-në rreth 11.4 pikë përqindje mbi mesataren historike të tij.

Kurse treguesi i besimit në sektorin e ndërtimit (TBN) ra me 4.6 pikë përqindje gjatë tremujorit të tretë, duke qëndruar lehtësisht nën mesataren historike të tij.

Treguesi i besimit në sektorin e shërbimeve (TBSH) shënoi rritje me 3.8 pikë përqindje gjatë tremujorit të tretë dhe mbetet mbi mesataren historike të tij. Treguesi i besimit në sektorin e tregtisë (TBT) u rrit me 1.5 pikë përqindje gjatë tremujorit të tretë. Megjithatë, TBT-ja mbetet nën mesataren historike të saj, me 3.8 pikë përqindje.

Treguesi i besimit konsumator (TBK) ra lehtësisht me 0.8 pikë përqindje gjatë tremujorit të tretë, duke qëndruar pothuajse pranë mesatares historike të tij, përfundon studimi i BSH.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Francë/ Makinisti hidhet nga treni me shpejtësi të lartë! Bllokohen mijëra udhëtarë

Francë/ Makinisti hidhet nga treni me shpejtësi të lartë! Bllokohen mijëra udhëtarë