Si rezultat, niveli i këtij treguesi qëndron 3 për qind mbi mesataren historike të tij. Edhe blerjet e mëdha në të ardhmen, situata aktuale dhe e pritur e kursimeve rezultuan me rritje gjatë këtij tremujori.
Ekonomia
Nga ana e vet, edhe Treguesi i Ndjesisë Ekonomike në tërësi vazhdoi të ndjekë trajektoren rritëse edhe gjatë tremujorit të katërt të vitit 2016, sipas raportit më të fundit të Bankës së Shqipërisë. Niveli i TNE-së qëndron në vlerën 118.6, duke rezultuar 9.4 pikë më lart nivelit të shënuar në tremujorin e tretë dhe rreth 18.6 pikë mbi mesataren afatgjatë.
Industria
Në këtë mes, Treguesi i Besimit në sektorin e Industrisë shënoi rënie me 3.3 pikë përqindje gjatë tremujorit të katërt. Megjithatë, niveli i treguesit vazhdon të qëndrojë 8.4 pikë përqindje mbi mesataren historike. Bizneset e sektorit të industrisë kanë shfrytëzuar kapacitetet mesatarisht në masën 73.4%, ose 3.6 pikë përqindje më poshtë se sa në tremujorin e mëparshëm, por duke mbetur mbi mesataren historike 72.4%. Ndërkohë, balanca e gjendjes financiare së bizneseve rezulton në përmirësim.
Ndërtimi
Treguesi i Besimit në sektorin e Ndërtimit vijoi ecurinë rritëse gjatë tremujorit të katërt, duke rezultuar rreth 2.5 pikë përqindje më lart nivelit të shënuar në tremujorin e mëparshëm dhe 7.2 pikë përqindje mbi mesataren historike). Por balanca e pritjeve për punësimin gjatë tremujorit të ardhshëm rezultoi me rënie.
Shërbimet
Treguesi i Besimit në Sektorin e Shërbimeve rezultoi me përmirësim të mëtejshëm të dinamikës rritëse gjatë tremujorit të katërt (+13.2%). TBSh-ja qëndron ndjeshëm mbi mesataren e tij historike me rreth 22.5 pikë përqindje.
Tregtia
Treguesi i Besimit në Sektorin e Tregtisë ra me 1.6 pikë përqindje gjatë tremujorit të katërt, por vazhdon të mbetet mbi mesataren e tij historike me rreth 6.3%. Kjo ecuri e TBT-së u përcaktua kryesisht nga rënia e njërës prej balancave të tij formuese, pritjet për ecurinë e punësimit në tremujorin e ardhshëm, me 3.4 pikë përqindje.
Ndërkohë, balanca tjetër formuese, ecuria e biznesit, rezultoi lehtësisht më e lartë (+0.1%) kundrejt tremujorit të mëparshëm. Për sa i takon balancës së punësimit, ajo rezulton e përmirësuar gjatë tremujorit të katërt, ndërsa balancat e tjera të lidhura me gjendjen financiare dhe pritjet për ecurinë e biznesit në tremujorin e ardhshëm shënuan rënie.
dy.b/shqiptarja.com