Këshilli drejtues i BQE së ra dakord për “modalitetet për transaksionet monetare “, tha Draghi në një konferencë për shtyp pas mbledhjes mujore të politikës monetare, që u zhvillua në Frankfurt.
Duke kërkuar që t’i përmbahej angazhimit për të bërë çfarë ishte e mundur për të ruajtur euron, Draghi tha se programi i ri i blerjes së obligacioneve, i synuar për tregun sekondar, do të “ruante politikën e transmetimit monetar në të gjitha shtetet e zonës euro “.
Menjëherë pas kësaj, tregjet kryesore financiare në Evropë dhe jashtë saj kanë shfaqur shenja pozitive në transaksionet.
Njëkohësisht, BQE e la të pandryshuar normën e interesit bazë të euros, në 0.75 për qind.
(ge.ko/Gre.M/Shqiptarja.com)