Banka Evropiane ul normat e
interesit, nxit rritjen ekonomike

Banka Evropiane ul normat e <br />interesit, nxit rritjen ekonomike
Banka Qendrore Evropiane do të shkurtojë normën e interesit në përpjekje për të nxitur rritjen ekonomike në Eurozonë në këtë kohë krize.

Shkurtimi do të jetë i pari në 10 muaj dhe do të reduktojë normën e interesit në një rekord të ri uljeje.

Aktualisht normat janë në 0.75 për qind, por ka pasur kërkesa për shkurtime të tjera për shkak të rritjes së shqetësimeve për ekonominë dhe frikës së rënies së inflacionit.

Të dhënat zyrtare të publikuara të martën treguan një rekord të lartë të papunësisë në vendet e Eurozonës dhe inflacionin në rënie për të tretin vit radhazi.

Kjo ka rritur parashikimet e zymta për ekonominë e Eurozonës, ku shumë vende anëtare vazhdojnë të jenë në recesion ose të vuajnë nga rritja e ulët.

Shumë ekonomistë kishin spekuluar prej kohësh për uljen e normave të interesit nga BQE, por të dhënat e publikuara këtë javë i bënë shkurtimet edhe më urgjente.

Tregjet financiare ka të ngjarë të reagojnë pozitivisht ndaj këtyre shkurtimeve, por nuk është e qartë se çfarë impakti ky veprim do të ketë në ekonominë reale.

(ad.ti/l.ç/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    26 Nëntor, 23:23

    A po japin rezultat protestat e PD-së?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Man. City lëshon tre gola epërsi, barazohet për 15 minuta! Goleada nga Leverkusen, Arsenal e Atl. Madrid! Inter i falet autogolit, Milan, Bayern e Barça tri pikë

Champions League/ Man. City lëshon tre gola epërsi, barazohet për 15 minuta! Goleada nga Leverkusen, Arsenal e Atl. Madrid! Inter i falet autogolit, Milan, Bayern e Barça tri pikë