Banka Evropiane, vizitë
“vëzhguese” në Shqipëri

Banka Evropiane, vizitë<br />“vëzhguese” në Shqipëri
TIRANE- Për të parë më nga afër zhvillimet ekonomike, një delegacion nga Bordi i Drejtorëve të Bankës Europiane për Rindërtim e Zhvillim (BERZH), të cilët përfaqësojnë aksionerët e Bankës, do të vizitojnë Shqipërinë me 20-22 qershor.

Vizita ka filluar këto ditë në Mal të Zi. Sipas përfaqësuesve të BERZH-it, vizita është pjesë e një rendi të rregullt takimesh që u mundëson Drejtorëve të BERZH-it të sigurojnë informacion mbi zhvillimet aktuale në vendet ku investon Banka.
Bordi i Drejtorëve të BERZH-it pritet të takohet me Edmond Haxhinaston, zëvendëskryeministër, Ridvan Boden, ministër i Financave dhe Lulzim Bashën, kryetar i Bashkisë së Tiranës.

Delegacioni i BERZH-it do të zhvillojë gjithashtu takime me përfaqësues të institucioneve financiare ndërkombëtare, përfaqësues të komunitetit diplomatik dhe të biznesit, si edhe përfaqësues të shoqërisë civile. “Qëllimi i vizitës është informimi mbi prioritetet e ekonomisë së Shqipërisë dhe Malit të Zi dhe roli i pritshëm i BERZH-it në këto dy vende”, thonë burime zyrtare të BERZH. Që nga fillimi i veprimtarive të saj, Banka ka investuar në Shqipëri 665 milionë euro në sektorë të ndryshem, ndërsa në Mal të Zi ka investuar rreth 300 milionë euro.
(gk/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Namir Lapardhaja: Zgjedhja e drejtuesit të SPAK nga populli, hapi i nevojshëm për pavarësinë e vërtetë të drejtësisë

Namir Lapardhaja: Zgjedhja e drejtuesit të SPAK nga populli, hapi i nevojshëm për pavarësinë e vërtetë të drejtësisë