Në fundjavë, stafi i Banka “NBG Albania”, organizoi në mënyrë vullnetare një aksion pastrimi në plazhin e Divjakës. Nisma është mbështetur nga Bashkia Divjakë dhe kryetari i saj Fred Kokoneshi, i cili iu bashkua këtij aksioni.
Përgjatë një dite, vullnetarët e bankës pastruan rreth dy kilometra vijë ranore të plazhit të Divjakës. Kjo iniciativë tërhoqi vëmendjen e banorëve të zonës, që gjithashtu u angazhuan në mënyrë individuale.
“Ky është vetëm fillimi i një projekti më të gjerë që Banka “NBG Albania”, ka në planet e saj. Qëllimi është që muajt e pranverës të shfrytëzohen maksimalisht për të përgatitur plazhet tona për hapjen e sezonit turistik.
Mbrojtja e mjedisit është një nga angazhimet e përhershme që Banka “NBG Albania” ka kundrejt komunitetit dhe ky aksion pastrimi është i pari mes disa të tjerëve që kemi planifikuar për javët e muajt në vazhdim”, thotë Aida Apostoli, Drejtore e Bankingut Individual në Banka “NBG Albania”.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)