LONDER - HSBC, banka më e madhe në Europë ka deklaruar se do të shesë aksionet e saj në 15.6 % tek Agjencia kineze “Ping an Insurance” për rreth 9.4 miliardë dollarë.
“Ping an Insurance” është një nga shoqëritë më të mëdha të sigurimit në botë me 74 milionë klientë dhe gjysëm milioni agjentë. Shitja është pjesë e planit të HSBC për të përmirësuar të ardhurat e saj.
Blerësi do të jetë Dhanin Chearavanont, njeriu më i pasur në Tajlandë që zotëron kompaninë Charoen Pokphand Group. CP Group është më e njohur në fushën e agrobiznesit sesa në atë të sigurimeve, ku biznesi i saj fokusohet tek prodhimet dhe menazhimin e pronave bujqësore.
Bëhët fjalë për një shoqëri ndërkombëtare që ka investuar në fushën e agrobiznesit në Kinë që prej vitit 1979 ka ndihmuar për të modernizuar sektorin e bujqësinë në vend. Ajo gjithashtu është ortake e rrjetit supermarketëve Lotus në Shanghai.
(lç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com