Banka më e madhe në Evropë HSBC
1.9 mld $ gjobë, kalonte para droge
Nga raporti i një hetimi një vjeçar nga një organ kongresual që mbikqyr parregullësitë financiare, thuhet se përmes kësaj banke kanë kaluar shuma të mëdha parash të grumbulluara nga kartelat meksikane të drogës.
Banka HSBC, më e madhja në Evropë ka konfirmuar se do t’i paguajë një gjobë prej 1.9 miliardë dollarë autoriteteve amerikanë.
Nga raporti i një hetimi një vjeçar nga Nënkomiteti i Përhershëm Hetimor i Senatit, një organ kongresual që mbikqyr parregullësitë financiare, thuhet se përmes kësaj banke kanë kaluar shuma të mëdha parash të grumbulluara nga kartelat meksikane të drogës.
Gjithashtu në raport citohet se banka kishte bërë biznes me firma të lidhura me terrorizmin dhe kishte anashkaluar sanksionet financiare amerikane ndaj disa shteteve.
Nga hetimi u zbulua se si kontrollet e dobëta në këtë bankë e kanë bërë atë të cënueshme për pastrimin e parave nga e gjithë bota.
Në këtë hetim u përfshi kontrolli i 1.5 milion dokumenteve dhe u morën në pyetje rreth 70 zyrtarë të lartë të bankës që kanë dëshmuar para Gjykatës Amerikane.
Në një deklaratë zyrtare, drejtori ekzekutiv i HSBC-së Stuart Gulliver pranoi se banka kishte shumë pak kontroll ndaj pastrimit të parave dhe se do të mbajë përgjegjësi për veprimet e gabuara të bëra prej saj.
Muajin e kaluar, Banka me qendër në Britaninë e Madhe njoftoi se kishte vënë mënjanë rreth 1.5 miliardë dollarë, për të mbuluar shpenzimet e ndonjë gjobe të mundshme.
(lc/Gre.M/Shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
25 Nëntor, 08:30
Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?
-
Po
38.2%
-
Jo
52.9%
-
Nuk e di
9%
Vota total: 2204
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Operacioni i SPAK/ Banushi te ‘5 Pyetjet’: Fetahu përdorte bandat për të goditur gazetarët! Prençi: Ura lidhëse mes Suel Çelës dhe prokurorëve e gjyqtarëve
25 Nëntor, 22:53
-
Në pranga me urdhër të SPAK, ish-gjyqtarja Pajtime Fetahu porositi vrasjen e gazetarit Saimir Kodra, krimi do të kryhej nga grupi Çopja
25 Nëntor, 22:34
-
Trump: Akuzat penale ndaj meje ishin rrëmbim politik, demokratët shpërdoruan taksat e amerikanëve për të goditur
25 Nëntor, 22:17
-
Vrasja e 14-vjeçarit në Fan Noli, pretendimi i Prençit: Dyshohet se 5 persona u përfshinë në sherr, një prej autorëve e ka prindin në polici
25 Nëntor, 22:09
-
Nga Suel Çela tek i vëllai, Report Tv zbardh emrat e 21 masave të sigurisë
25 Nëntor, 22:00
-
Vrasja e Martinit, gazetari te ‘5 pyetjet’: Të sqarohet a ishin dy thika në vendngjarje? Zëdhënësi i policisë: Një autor, po punohet për masa të reja sigurie në shkolla! Prençi: Dështim
25 Nëntor, 21:53
-
Rrëzimi i avionit në Lituani, ministrja e Jashtme e Gjermanisë: Mund të jetë i lidhur me sabotim
25 Nëntor, 21:46
-
Shtëpia e Bardhë: Ka progres për armëpushimin në Liban, por ende nuk kemi arritur në fund
25 Nëntor, 21:44
-
Operacioni i SPAK, masë sigurie për Suel Çelën dhe vëllanë e tij
25 Nëntor, 21:28
-
E keni njohur Kosovën! Nervozohet Vuçiç: Nuk është thënë kurrë, nuk dua 'Serbinë e Madhe'
25 Nëntor, 21:18
-
SHBA/ Prokurori i Posaçëm Jack Smith kërkon pushimin e çështjeve ndaj Trump për ndërhyrje në zgjedhje dhe dokumenteve sekrete
25 Nëntor, 20:50
-
Australiani u zhduk në Theth, vëllai i tij kërkon ndihmë për gjetjen e 28-vjeçarit
25 Nëntor, 20:46