Banka NBG Albania
Mbështet studentët e talentua
Banka NBG Albania vazhdon të mbështesë studentët përmes iniciativave që synojnë aftësimin dhe përgatitjen e tyre për t’u prezantuar me tregun e punës.
TIRANE- Banka NBG Albania vazhdon të mbështesë studentët përmes iniciativave që synojnë aftësimin dhe përgatitjen e tyre për t’u prezantuar me tregun e punës.
Të hënën, në ceremoninë e diplomimit të studentëve të Fakultetit Ekonomik të Tiranës, Banka NBG Albania, ofroi për studentët më të spikatur mbulim të plotë financiar për vazhdimin e studimeve të tyre në nivelin Master.
Kjo mbështetje vjen në vijim të një bashkëpunimi disa vjeçar që Banka NBG Albania ka zhvilluar me Fakultetitn Ekonomik të Tiranës, me qëllim kryesor afrimin e studentëve me tregun e punës. Si pjesë e këtij bashkëpunimi, prej disa vitesh Banka NBG Albania mirëpret çdo vit në ambjentet e saj studentët e këtij fakulteti, duke u mundësuar atyre kryerjen e praktikës së punës.
Vetëm gjatë vitit 2013, 20 studentë janë përfshirë në programin për praktikë pune, duke marrë njëkohësisht edhe të gjitha trajnimet e nevojshme. Përgjatë gjithë kohëzgjatjes së programit, studentët kanë mundësi të njihen me aspekte të ndryshme të punës në bankë, si dhe të përfshihen në projekte specifike të cilat prezantohen para manaxhimit të Bankës.
Në fund të programit, atyre u ofrohen edhe mundësi punësimi.
Ky bashkëpunim është pjesë e strategjisë që Banka NBG Albania ndjek që prej vendosjes së saj në Shqipëri jo vetëm për të qenë e pranishme, por mbi të gjitha për të dhënë një ndihmesë aktive në të mirë të shoqërisë shqiptare, si një institucion që përgjegjësinë sociale e ka një nga shtyllat ku mbështet biznesin.
(Ne foto: Ceremonia e Banka NBG Albania)
(Ne foto: Ceremonia e Banka NBG Albania)
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
16 Janar, 08:35
Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?
-
Të drejtë
66.2%
-
Të gabuar
23.2%
-
Nuk kam mendim
10.6%
Vota total: 1872
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kontrata e kabullit nënujor në Abu Dhabi në ‘Studio Live’, Bejtja: Një korridor më shumë për Shqipërinë! Çoçoli: Për 3 vjet e kthen vendin në eksportues
16 Janar, 19:45
-
Ervin Salianji feston ditëlindjen në qeli, Ina Zhupa: Sot nuk është me demokratët, qëndron atje si i burgosur politik
16 Janar, 19:43
-
Të rinjtë në politikë, Nikola Kedhi: Qeverisja e Ramës më e keqja, Basha çoi PD vetëm në humbje! Kullolli: Zgjedhjet e 11 majit janë pikë kyçe për integrimin
16 Janar, 19:18
-
Gjykata e Koresë së Jugut hedh poshtë peticionin për lirimin e presidentit të ndaluar
16 Janar, 19:15
-
VKM/ Pas 6 muajsh në detyrë, shkarkohet zëvendësministri i Mbrojtjes, Dorian Tola
16 Janar, 18:56
-
Romeo Kara: Berisha, burimi i të gjitha të zezave! Merkoçi: Është lehtësisht i manipulueshëm ngaqë në PD i lëpihen shumë vetë
16 Janar, 18:37
-
Starmer firmos marrëveshjen 'për 100 vjet partneritet' me Ukrainën gjatë vizitës në Kiev
16 Janar, 18:35
-
‘U lodha duke qëndruar në shtëpi!’, 21-vjeçari thyen arrestin dhe kapet duke shëtitur në rrugë! Befason karabinierët me përgjigjen
16 Janar, 18:29
-
Kandidoi në primaret e Berishës/ Fatmir Merkoçi: Nuk ishin të vërteta! Erdhën njerëz nga rruga dhe votuan! Rithemelimi nuk ka sjellë asnjë emër të ri
16 Janar, 18:28
-
Vota e Diasporës/ Kalojnë 20 mijë aplikime, KQZ refuzon 1600 persona për një ditë! KQZ rrëzon 1/3 e emigrantëve, shkak adresa e banimit
16 Janar, 18:25
-
Kablli Shqipëri- Itali - EBA, përfshihen gjigandët “Taqa” dhe “Terna”! Ministri i EBA: Bëhen bashkë bollëku shqiptar dhe ndërlidhja e Italisë
16 Janar, 18:19
-
Hetimet për 21 janarin, Romeo Kara: Berisha të vret për pushtet! Një tufë maskarenjsh ende i shkon prapa! Merkoçi: Duhen hetuar edhe Bamir Topi me Ina Ramën
16 Janar, 18:18