TIRANE - Të gjitha bankat, degët e bankave të huaja dhe zyrat e këmbimit valutor do të pranojnë për këmbim deri në datën 31 dhjetor të vitit 2023 kartëmonedhat që tashmë e kanë humbur kursin e tyre ligjor dhe do t’i dërgojnë ato menjëherë pranë Bankës së Shqipërisë dhe degëve të saj.
Zotëruesit e kartmonedhave të ndryshme që nuk vlejnë më për të kryer ende mund t’i zëvendësojnë ato në banka me kartmonedha të vlefshme, në të njejtën vlerë, edhe për gati 10 vjet të tjera.
Pas 15 ditësh hyn në fuqi një Vendim i Bankës së Shqipërisë lidhur me një gjë të tillë e, duke filluar nga kjo datë, kartëmonedhat pa kurs ligjor do të mblidhen për këmbim, kundrejt pagesës së vlerës fillestare të emetimit, me kartëmonedha dhe monedha të tjera në qarkullim.
Do të mund të zëvendësohen në këtë mënyrë kartmonedhat: 100 lekë, emetim i viteve 1993, 1994, 1996, imazhi i Luftëtarit Kombëtar; 100 lekë, emetim i vitit 1996, imazhi i Fan S. Nolit; 200 lekë, emetim i viteve 1992, 1994, 1996, imazhi i Ismail Qemalit; 500 lekë, emetim i vitit 1991, 1992, 1993, 1996, 1997, imazhi lule dielli; 500 lekë, emetim i vitit 1992, 1994, 1996, imazhi i Naim Frashërit dhe 1000 lekë, emetim i vitit 1992, 1994, 1995, 1996, imazhi i Skënderbeut.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 19.03.2013
Redaksi Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com