TIRANË - Banka Societe Generale Albania ka bërë të mundur ofrimin e shërbimit të identifikimit të klientëve përmes kartës së identitetit si dhe nënshkrimin elektronik nëpërmjet gjurmës së gishtit. Kjo ishte edhe risia më e rëndësishme e paraqitur dje në eventin "Inovacioni në sistemin Bankar" të organizuar në ambientet e Bankës së Shqipërisë.
Zs/drejtori i Përgjithshëm i Societe Generale, Radoji Stojanov, prezantoi shërbimin e ri dhe efektet që do të ketë në rritjen e sigurisë së klientëve, por dhe në lehtësimin e procedurave në favor të tyre.
“Qytetarët do të përfitojnë nga një proces i shpejtë dhe i sigurt të vërtetimit dixhital dhe Nënshkrimit Elektronik te Kualifikuar duke përdorur kartën e tyre të identitetit, duke bere verifikimet përmes gjurmës së gishtit ose nga kodi personal i zotëruesit të kartës”- Radoji Stojanov.
Stjoanov tha se Këto shërbime janë projektuar dhe krijuar duke përdorur platformën e besuar të Shërbimit e ALEAT, janë të garantuara nga Ministria e Inovacionit dhe Administratës Publike, përmes Autoritetit Kombëtar për Certifikimin Elektronik
“Këto shërbime janë projektuar dhe krijuar duke përdorur platformën e besuar të Shërbimit e ALEAT, të Aleat, një kompani e mirënjohur e cila operon me koncesion për prodhimin e kartave elektronike të identitetit dhe të pasaportave për qytetarët e Republikës së Shqipërisë në emër të Ministrisë së Punëve të Brendshme. Siguria dhe përputhshmëria e nënshkrimeve elektronike janë të garantuara nga Ministria e Inovacionit dhe Administratës Publike, përmes Autoritetit Kombëtar për Certifikimin Elektronik, një institucion përgjegjës për kuadrin ligjor dhe teknik si dhe certifikimin e ofruesve të Shërbimeve të Certifikuara në Shqipëri.”- tha Stojanov.
ALEAT dhe Societe Generale Albania kanë ndërthurur përpjekjet e tyre duke nënshkruar një memorandum mirëkuptimi për të mbështetur zbatimin e këtyre shërbimeve në Bankën Societe Generale Albania.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO