Bankat, 10 kredimarrës
10.2% të kredisë bankare

Bankat, 10 kredimarrës<br />10.2% të kredisë bankare
TIRANE - Mbi 32 për qind e gjithë portofolit të kredisë së sistemit bankar është e përqëndruar tek 100 kredimarrësit më të mëdhenj në vend. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, gjatë vitit të kaluar shkalla e përqëndrimit të kredisë tek subjektet e mëdha njohu rritje.

Gjithsej 32.2 për qind e kredisë i takonte 100 huamarrësve më të mëdhenj, nga 30.9 për qind që ishte pesha e tyre në fund të vitit 2011. Përqëndrimi i kredisë vijon edhe po të zbresim në numrin e tyre.

Kështu, 50 kredimarrësit më të mëdhenj të sistemit bankar zotëronin 23.3 për qind të kredisë, nga 22.7 për qind që kishin në fund të vitit 2011. Ndërsa 10 kredimarrësit më të mëdhenj kishin 10.2 për qind të gjithë kredisë bankare, nga 9.6 për qind në fund të vitit 2011.

Rritja e përqëndrimit të kredisë në subjektet më të mëdha në njëfarë mënyre dëshmon vështirësitë për të diversifikuar portofolin, në një kohë kur ekonomia vuan nga rënia e kërkesës cilësore për kredi.

Nga ana tjetër, duke vlerësuar rreziqet në rritje të tregut, bankat ndihen më të sigurta për të punuar me klientët ekzistues. Vetëm 12 për qind e vëllimit të kredisë dhënë 10 kredimarrësve më të mëdhenj klasifikohet si kredi me probleme.

Krahasuar me fundin e vitit 2011, evidentohet një rritje e shkallës së kredive me probleme për 10 kredimarrësit më të mëdhenj, megjithatë, cilësia e kredisë për ta vazhdon të jetë më e mirë se ajo e totalit të portofolit.

Ndërkohë, bankat greke rezultojnë të jenë ato që kanë nivelin më të lartë të kredive të pashlyera në raport me huat që ato kanë dhënë, sipas të dhënave të përpunuara nga tabelat e peshës së bankave të publikuara nga Banka e Shqipërisë.

Ndërkohë, bankat që kanë qenë më aktivet në huadhënie këto tre vitet e fundit janë edhe ato që kanë dhe nivel kredie me probleme më të ulët.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 22.06.2013
 
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    26 Nëntor, 23:23

    A po japin rezultat protestat e PD-së?



×

Lajmi i fundit

Kosovë/ Stacioni policor në Zveçan sulmohet me dy granata dore

Kosovë/ Stacioni policor në Zveçan sulmohet me dy granata dore