Arsyeja e kësaj diference qendron tek fakti se Banka e Shqipërisë jep të dhënat në bazë të standardeve raportues të mbikëqyrjes, ndërsa të dhënat e Shoqatës së Bankave të Shqipërisë janë raportuar sipas Standardeve Ndërkombëtare të Raportimit Financiar. Këto standarde raportimi të përdorura nga Shoqata a Bankave të Shqipërisë janë edhe standardi i raportimit që parashikon legjislacioni. Bankat me fitimet më të larta për 9-mujorin ishin “Intesa Sanpaolo”, “Raiffeisen”, “Credins”, dhe “Societe Generale” duke vazhduar kështu një tendëcë të konsoliduar gjatë viteve të fundit.
Ndërkaq, si pas të dhënave të Bankës së Shqipërisë asetet totale të sistemit bankar ishin 1,229 miliardë lekë në muajin gusht dhe 1,235 miliardë lekë në muajin shtator. Pra në muajin shtator asetet e sistemit bankar u rritën me 6 miliardë lekë (41 milionë euro). Për sa i përket depozitave në bankat e Shqipërisë, në muajin gusht ato kapnin shifrën 1,018 miliardë lekë, ndërsa në muajin shtator 1,026 miliardë lekë. Pra në muajin shtator depozitat në bankat e Shqipërisë u rritën me 9 miliardë lekë (64 milionë euro). Por ajo që vlen të theksohet si ndryshim negativ nga muaji gusht në muajin shtator është fakti se raporti midis kredive të këqija dhe totali i kredive në sistemin bankar ndryshoi nga 24.1 pikë që ishte në muajin gusht në 24.2 pikë në muajin shtator, duke u rritur me 0.1%.
Transferimi i kapitaleve
Ndërkaq, sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, transferimi i fondeve të lira të bankave jashtë Shqipërisë është një tendencë që po ndiqet muajt e fundit. Krahasuar me tremujorin e dytë, në tremujorin e tretë është shënuar një rritje të transfertave të fondeve të lira jashtë vendit, edhe pse më parë ky fenomen kishte shënuar ulje të lehtë për faktin se bankat ishin orientuar te Bonot e Thesarit të qeverisë shqiptare. Në zërin “Depozita në banka, institucione krediti dhe inst.tjera financiare ”, të të dhënava të Bankës së Shqipërisë, është shënuar një rritje prej 34% apo 32 miliardë lekë (230 milionë euro) gjatë tremujorit të tretë krahasuar me atë të mëparshëm.
Kjo vjen pas një kohe kur në sistemin bankar transferimi i fondeve të lira jashtë Shqipërisë ishte në rënie gjatë gjithë periudhës 9-mujore. Ndërkaq të gjitha bankat rezultojnë se, gjatë tremujorit të tretë, ndoqën një tendëncë transferimesh fondesh të lira drejt banakave mëma apo institucioneve të tjera financiare jashtë vendit, duke dhënë si arsye për këtë mungesën e alternativave të investimeve në vendin tonë. Ndërkohë, sipas bankave, tranferimi i fondeve të lira jashtë vendit bëhet me interesa, që ato i cilësojnë ndëshkuese. Nga ana tjetër, jo shumë ditë më parë, çmimi i borxhit të Qeverisë arriti një nivel të ulet rekord, për faktin se interesi mesatar i ponderuar për bonot 12-mujore në 3.73%.
Bie kërkesa e kredisë për investime të reja
Kërkesa e brendshme e dobët dhe hendeku negativ i prodhimit kanë bërë që nisma e sipërmarrjes për të ndërmarrë investimë të reja. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, bizneset kanë marrë në total vetëm 20.6 miliardë lekë kredi për investime për 9-mujorin e këtij viti. E krahasuar me të njëjtën periudhë një vit më parë, të dhënat e Bankës së Shqipërisë, bëjnë të ditur se ka pasur një rënie me 33%. Gjatë tremujorit të tretë, vrojtimi i bizneseve të sektorit të shërbimeve tregoi se 82% e sipërmarrjeve nuk kanë kryer investime të reja. Ndërsa, sektorin e industrisë 89% e sipërmarrjeve nuk kanë ndërmarrë investime të reja.
Shkrimi u publikua sot (14.11.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)