Bankat, bllokohet kredia
paratë - Qeverisë
Kredia për ekonominë ka ngecur pothuajse në vend dhe kjo është refleksuar dhe në aktivet e sistemit bankar. Zëri “Veprime me klientët”, që përfshin investimet në huadhënia, është rritur vetëm me 0.1% në fund të 6-mujorit.
TIRANE - Kredia për ekonominë ka ngecur pothuajse në vend dhe kjo është refleksuar dhe në aktivet e sistemit bankar. Zëri “Veprime me klientët”, që përfshin investimet në huadhënia, është rritur vetëm me 0.1% në fund të 6 mujorit, në raport me fundin e 2012-s, duke arritur në 574 miliardë lekë. Brenda këtij zëri, “Huaja për sektorin privat dhe individët” ka rënë me 0.5%, apo 20 milionë euro për të njëjtat periudha, ku tkurrjen më të madhe e kë shënuar huaja afatmesme.
Zëri i vetëm që ka ndikuar në rritjet e aktiveve është ai i “Veprimeve me letrat me vlerë”, i cili është rritur me 12.3%, apo rreth 230 milionë euro, për të arritur në 288 miliardë lekë. Në mungesë të dhënies së kredive, bankat po i investojnë paratë e lira të depozituesve në blerjen e letrave me vlerë. Kërkesa e lartë për to ka sjellë dhe rënien e vazhdueshme të yield-it të bonove të thesarit, që ka zbritur në 5.11% në ankandin e fundit, për bonot me maturim 12 mujor.
Rritja e investimeve në letrat me vlerë ka qenë e fortë sidomos në tre tremujorët e fundit, në kontrast me stanjacionin e kreditimit.
Totali i aktiveve të sistemit bankar arriti në 1.2 trilionë lekë në fund të gjshtëmujorit të parë të vitit 2013, duke shënuar një rritje prej 1.4% në raport me fundin e 2012-s. Të dhënat u bënë të ditur nga statistikat tremujore të Bankës së Shqipërisë. Ritmet e rritjes së aktiveve janë ngadalësuar në raport me periushat përkatëse të vitit të kaluar, kur norma e zgjerimit ishte 3.3%.
Me bazë vjetore (T II 2013/T II 2012) aktivet e sistemit bankar janë rritur me 3.9%, një tendencë e kënaqshme kjo, duke pasur parasysh që aktiviteti i sistemit bankar pothuajse ka ngacur, me kreditë e reja që janë në minimum dhe rritmet e rritjes së depozitave që janë ngadalësuar ndjeshëm.
Ky shkrim u botua sot në Shqiptarja.com, versioni print, dt.06.08.2013
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
8 Janar, 21:20
Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?
-
E drejtë
44.4%
-
Gafë
50.8%
-
Nuk e di
4.7%
Vota total: 4979
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Spahiu: Berisha s’do koalicion opozitar sepse synon që të ngelet vetëm PD parti parlamentare
9 Janar, 22:47
-
VIDEO/ Lot dhe dhimbje, nuk ka fund makthi për Armando Brojën! Del nga fusha me barelë
9 Janar, 22:46
-
‘Frontline’/ Hoxha: PD në negociata me partitë e reja për t’u bashkuar në një front opozitar! Leka: Berisha po përgatit piramidën e alibive për humbjen
9 Janar, 22:34
-
Spahiu: Votuesit e PD dhe PS nuk ndikohen nga akuzat që SPAK bën për liderët e tyre politikë
9 Janar, 22:21
-
Miratohet ‘Paketa e Maleve’/ Kriteret për blerjen me 1 € të tokës shtetërore e investimi! 500 subjekte përjashtohen për 10 vite nga tatim-taksat
9 Janar, 22:19
-
Tiranë/ 69-vjeçari plagoset me mjet presës nga një 45-vjeçar, i moshuari goditi fillimisht me sende të forta
9 Janar, 22:05
-
Muça ironi: Organizatë kriminale është Dumani që heton Berishën, ndërsa ai që heton Veliajn është burrë i mirë
9 Janar, 22:01
-
‘Frontline’/ Elezi: Berisha patericë e Ramës, të dy sulmojnë SPAK! Kulluri: Prokuroria e Posaçme po kthen besimin te institucionet
9 Janar, 21:55
-
Me mjet luksoz me targa angleze, identifikohet i dashuri i vajzës që alarmoi policinë në 'Astir', blutë në kërkim të tij
9 Janar, 21:50
-
Zjarret në Kaliforni/ Investitori shqiptar me banim në Beverly Hills: Tension mes qytetarëve dhe shqetësim për përsëritjen e tyre
9 Janar, 21:38
-
Itali/ Sipërmarrësi shqiptar vritet me një plumb në vendin e punës, policia arreston bashkëatdhetarin si vrasës të dyshuar
9 Janar, 21:31
-
VKM/ Qeveria unifikon shpërblimet për Policinë e Shtetit, masa deri në 3 rroga! Tagrin e ka Proda, ja 8 kriteret se si përfitohet
9 Janar, 21:17