Bankat, BSH: Vijon rënia e kreditimit të bizneseve

Bankat, BSH: Vijon rënia e kreditimit  të bizneseve
TIRANE - Sipas Bankës së Shqipërisë, bizneset që kërkojnë kredi janë përballur me kërkesa më të rrepta nga bankat gjatë tremujorit të tretë të këtij viti, si zgjerimi i marzhit mesatar, rritja e komisioneve, ulja e madhësisë së huasë, rritja e madhësisë së kolaterali në raport me madhësinë e huasë si dhe zvogëlimi i maturitetit. Sipas vrojtimit të aktivitetit kreditues të Tremujorit të tretë 2012, publikuar nga banka qendrore, ka ndryshim në kushtet dhe kriteret që përdorin bankat për miratimin e kredive të reja gjatë tremujorit të tretë të vitit 2012, kryesisht duke i shtrënguar ato për bizneset. Në këtë drejtim, janë shënuar politika shtrënguese të kreditimit si rritja e komisioneve, ulja e madhësisë së huasë, rritja e madhësisë së kolateralit në raport me madhësinë e huasë si dhe zvogëlimi i maturitetit. Nevoja për para nga bizneset ka nxitur kërkesën për kredi, gjatë tremujorit të tretë të vitit 2012, vetëm për kredinë miratuar për qëllim të financimit të kapitalit qarkullues, si për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme ashtu edhe për korporatat. Bankat nuk presin ndryshime të standardeve për kredinë dhënë për qëllime investimi. Në tremujorin e tretë të vitit 2012, standardet e kredisë për individë kanë mbetur të pandryshuara në krahasim me tremujorin e dytë dhe të parë të vitit. Standardet e kredisë mbetën të pandryshuara, si për kredinë për blerje banese ashtu edhe për kredinë konsumatore. Faktorët që vijojnë edhe gjatë këtij tremujori të japin kontributin kryesor në kahun shtrëngues të standardeve të kredisë dhënë individëve janë: gjendja e kredive me probleme, gjendja financiare e individëve dhe zhvillimet në tregun e pasurive të paluajtshme, thekson në raportin e vet Banka qendrore. Pritjet e bankave sinjalizojnë lehtësim të mundshëm të standardeve të kredisë dhënë individëve në tremujorin e katërt të vitit 2012.

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?