Bankat e huaja larguan jashtë
Shqipërisë 333 milionë USD

TIRANE - Transfertat e bankave me aksionerë të huaj kanë qenë 333 milionë euro vitin e kaluar. Të dhënat e fundit zyrtare të Bankës së Shqipërisë tregojnë se fondet që bankat shqiptare kanë investuar jashtë shtetit arritën, si total, në fund të vitit të kaluar rekordin historik në nivelin e 2.5 miliardë dollarëve.

Kjo shifër është e barabartë me 27 për qind të të gjitha depozitave që shqiptarët kanë vendosur në banka. Dhe, vetëm në dy vitet e fundit, këto depozita në sistem janë rritur me gati 1.5 miliardë dollarë.

Por, si pasojë e mosgjetjes së një terreni të përshtatshëm për t’i investuar në vend këto para, bankat nuk i kanë kanalizuar kursimet e shqiptarëve në kredi për të gjallëruar ekonominë, por i kanë investuar ato jashtë.

Tre vjet më parë, pjesa e depozitave e rishpërndarë në kredi ishte gati 70 përqind. Në fund të vitit të kaluar shifra ra 58.6 për qind. Tkurrja është edhe më e fortë në valutë, ku raporti kredi mbi depozita ka rënë nga 110 për qind në 75 për qind.

Nga këto fakte, Banka Botërore e ka klasifikuar Shqipërinë si vendin me ndërmjetësimin më të ulët financiar në rajon, pasi në vendet e tjera pjesa e depozitave që janë shpërndarë si kredi varjon nga 90 deri në 120 për qind.

Bankat kanë vijuar që të depozitojnë paratë e tyre jashtë edhe në tremujorin e parë të këtij viti, ndonëse me ritme më të ulëta krahasuar me 2012-n. Zëri “Marrëdhënie me bankat, institucionet e kreditit dhe institucionet e tjera financiare” është rritur me 9 milionë euro, duke treguar se bankat sërish nuk po e shohin me interes kredidhënien në ekonomi, apo investimin në bono thesari.

Karakteristikë e tremujorit të parë është se bankat kanë ulur depozitat në institucionet financiare jashtë vendit dhe i kanë zhvendosur paratë në llogari rrjedhëse, po në institucionet e huaja.

Gjatë vitit të kaluar, në reagim të kërkesave të bankave mëmë, për të ulur investimet në aktivet e konsideruara me rrezik, bono thesari dhe hua, bankat me kapital perëndimor e përqendruan investimin e mjeteve të tyre të lira në depozitimin me interesa tepër të ulëta në bankat jashtë vendit, një dukuri kjo që u konstatua gjatë gjithë vitit, por që ishte më e përqendruar në pjesën e parë të tij.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 09.05.2013

Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 16 Janar, 08:35

    Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi/ Nëse votohet sot, PS merr më shumë se 50% të votave, mazhoranca më e pëlqyer në emigracion

Sondazhi/ Nëse votohet sot, PS merr më shumë se 50% të votave, mazhoranca më e pëlqyer në emigracion