TIRANE - Bankat e nivelit të dytë në vend e kanë nisur dobët vitin 2013, të ndikuara dhe nga ritmi i ulët i rritjes së depozitave së klientëve, qytetarë e biznese, si dhe ngadalësimi i kredidhënies në vend.
Sipas të dhënave tremujore, të publikuara nga Banka e Shqipërisë, totali i aktiveve të sistemit bankar në fund të tremujorit të parë të këtij viti arriti në 1.190 miliardë lekë, me një rritje prej vetëm 0.5 përqindësh me bazë tremujore. Një vit më parë, ndryshimi ishte 1.8%.
Ritmet e rritjes së aktiveve janë ngadalësuar ndjeshëm që nga fundi i shtatorit, madje në tremujorin e katërt sistemi regjistroi një rënie të aktiveve për herë të parë në vitet e fundit. Të gjendura përballë një stanjacioni të depozitave në vend dhe një stepjeje të kredisë, bankat duket se e kanë “pezulluar” aktivitetin e tyre në vend.
Zëri i “veprimeve me klientët” (që përfshin kryesisht huatë dhënë sektorit privat) ka shënuar një zgjerim minimal prej 0.8 përqindësh, duke reflektuar, si rënien e kërkesës për kredi nga klientët, ashtu edhe shtrëngimin e vetë bankave për t’u dhënë atyre hua.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 09.05.2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com