Bankat e nivelit të dytë
rritin interesat e kredisë

Bankat e nivelit të dytë<br />rritin interesat e kredisë
TIRANE - Pavarësisht politikës lehtësuese monetare të Bankës së Shqipërisë, e cila në dy vitet e fundit ka ulur në mënyrë agresive normën bazë të interesit, të dhënat e fundit të BSH tregojnë se interesat e kredisë në lekë shënuar rritje në korrik, duke arritur në 10.93%, nga 10.73% që ishin një muaj më parë. Në raport me shtatorin 2013, kohë kur filloi ulja agresive e normës bazë, interesat e kredisë në lekë janë reduktuar vetëm me 0.14 pikë përqindjeje, nga 2.25 pikë që ka qenë rënia e normës bazë.

Tkurrje kanë shënuar vetëm interesat e letrave me vlerë të qeverisë, që kanë zbritur në 4.58% në ankandin e fundit, nga gati 7% në fillim të këtij viti. Edhe vetë guvernatori Fullani, në daljen e fundit publike, ka pohuar se ndikimi i politikës lehtësuese monetare në uljen e kostos së kredisë ka qenë i dobët. “Kahu lehtësues i politikës monetare, reduktimi i kërkesës për financim të sektorit publik, si dhe situata e mirë e likuiditetit në sektorin bankar, kanë mundësuar një rënie të mëtejshme të normave të interesit gjatë muajve korrik e gusht.

Në veçanti, normat e interesit të letrave me vlerë të qeverisë dhe të depozitave në lekë kanë njohur një rënie të mëtejshme, ndërkohë që normat e interesit të kredive në lekë kanë reflektuar më pak. Ky zhvillim vazhdon të tregojë për praninë e primeve relativisht të larta të rrezikut në tregun financiar dhe ilustron gjithashtu politikat konservatore të bankave në kreditim. Ashtu si dhe në eksperiencën e shumë ekonomive të tjera, ai tregon se përcjellja e plotë e lehtësimit të politikës monetare në kushte më të mira financimi për sektorin privat mbetet problematike”, ka pohuar Fullani.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 05.09.2013
 
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë