Bankat japin më shumë kredi për bizneset! Banka e Shqipërisë: U lehtësuan kushtet pas përmirësimit të situatës ekonomike

Bankat japin më shumë kredi për bizneset! Banka e Shqipërisë: U lehtësuan kushtet pas përmirësimit të situatës ekonomike

Banka e Shqipërisë

Përmirësimi i situatës ekonomike ka bërë që bankat të lehtësojnë kushtet për dhënien e kredisë për bizneset. Në raportin e fundit të Bankës së Shqipërisë për ‘Vrojtimin për aktivitetin kreditues, T3 - 2021’ thuhet se kushtet e kredisë janë lehtësuar për të gjitha kategoritë e biznesit si për kredinë për likuiditet ashtu edhe për kredinë për investime. Sipas bankave ndikim pozitiv në lehtësimin e standardeve ka dhënë edhe përmirësimi i gjendjes së bizneseve.

"Lehtësimi i standardeve të kreditimit për bizneset u nxit nga perceptimi i bankave për rrezik më të ulët për situatën aktuale ekonomike e perspektivën e saj, si edhe për gjendjen financiare të bizneseve. Po ashtu, në lehtësimin e standardeve të kreditimit ndikoi dhe perceptimi mbi përmirësimin e situatës ekonomike në vendet partnere tregtare. Standardet u lehtësuan në të dyja llojet e përdorimit të kredisë: atë me qëllim financimin e investimeve dhe atë për mbulimin e nevojave për likuiditet ”, thuhet në raport.

Nga ana tjetër bankat janë shprehur se kanë pasur tolerancë të ulët lidhur me kolateralin e kërkuar për dhënien e kredisë. Por përpos këtij kushti të vështirësuar bankat vlerësojnë se edhe në tremujorin e katërt të vitit do të ketë lehtësim masash.

“Bankat presin të aplikojnë standarde më të lehtësuara kreditimi mbi kreditë e dhëna për qëllime investimi, si edhe për mbulimin e nevojave për likuiditet. Po ashtu, standardet e kreditimit priten të lehtësohen më tej në të dyja segmentet e madhësisë së biznesit: atë të vogël e të mesëm, si edhe të biznesit të madh”, vijon më tej raporti.

Në periudhën Korrik-Shtator kërkesa e bizneseve për të marrë kredi ka qenë shumë më e lartë se në vitin e kaluar sa i takon biznesit të madh, ndërsa për biznesin e vogël dhe të mesëm ka pasur rënie të kërkesës për kredi.

Ndikim në shtimin e kërkesës për kredi sipas bankave ka dhënë nevoja për financimin e borxheve ekzistuese, për financimin e investimeve dhe të kapitalit qarkullues.

Por edhe niveli i ulët i normave të interesit dhe përmirësimi i besimit të biznesit në ekonomi kanë qenë faktor pozitiv që kanë rritur kreditimin.

Sipas Bankës së Shqipërisë, në fund të gushtit totali i kredisë i dhënë për ekonominë ishte 631.7 miliardë lekë  dhe ka pasur një rritje prej 39.2 miliardë lekë krahasuar me gushtin e vitit të kaluar.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rey Manaj 'në modë', pas Bundesligës kërkohet edhe nga rivalët turq

Rey Manaj 'në modë', pas Bundesligës kërkohet edhe nga rivalët turq