TIRANE - Kreditimi i ekonomisë ka pësuar një rënie të fortë gjatë muajit tetor të këtij viti. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, portofoli i huasë u tkurr me pesë miliardë lekë, duke thelluar më tej shqetësimet për një plogështim të theksuar të kreditimit. Në fund të tetorit, rritja vjetore e portofolit të kredisë ishte vetëm 4%, rritja më e ulët prej të paktën tetë vitesh. Kredia për biznesin, që gjatë viteve të fundit ka qënë shtysa kryesore për rritjen e kreditimit në ekonomi, në muajin tetor ra me 6.5 miliardë lekë.
Nuk përjashtohet që kjo rënie drastike të jetë shkaktuar nga fshirja në bilance e kredive që bankat i kanë vlerësuar si të humbura, por fakti është që tashmë sfida për kreditimin nuk shtë më rritja dyshifrore, por ruajtja e rritjes pozitive. Kjo situatë është produkt i kombinimit të kërkesës e dobët nga një ekonomi që po vuan pasigurinë e krizës dhe i kujdesit të shtuar të bankave që po përpiqen të menaxhojnë një përqindje shumë të lartë të kreidve me probleme. Edhe njëherë guvernatori i Bankës së Shqipërisë u bëri dje thirrje agjentëve ekonomikë, përfshi bankat, dhe publikun e gjerë, të heqin dorë nga një kujdes që, sipas Bankës
Qendrore, nuk justifikohet tërësisht nga rrethanat objektive ku gjendet ekonomia.
Por, fakt është se as apelet e njëpasnjëshme të Bankës Qendrore dhe as politika monetare lehtësuese nuk po ndihmojnë për të gjallëruar kreditimin. Stimujt monetarë nuk mjaftojnë dhe ekonomia ka nevojë për impulse të reja. Viti i ardhshëm do të testojë efektet e një politike fiskale më nxitëse të planifikuar qeveria në projektbuxhetin që po diskutohet në Parlament. Në kushtet e një mjedisi botëror që duket ende i zymtë, pritshmëritë kryesore janë varur tek shpenzimet publike, pavarësisht se niveli i lartë i borxhit publik nuk do të lejojë që politika nxitëse të shtrihet gjatë në kohë.
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com